Shkencëtarët kanë zbuluar një virus të ri, që mendohet të jetë virusi më i madh që është parë ndonjëherë në Tokë. Virusi, i cili quhet ‘Pandoravirus’, është 10 herë më i madh se viruset e tjera dhe është mjaft i madh për t’u parë me mikriskopët që përdoren në këto raste.
Studiuesit francezë besojnë se ky virus mund të ketë ardhur nga një kohë e lashtë, por ekziston dhe mundësia që ky virus të ketë ardhur dhe nga ndonjë planet tjetër, siç është Marsi. Virusi është gjetur nën ujë në brigjet e Kilit dhe në një pellg në Australi. Mendohet se ai mund të përbëjë një rrezik serioz për njerëzimin.
Sipas studiuesve, gjetja e këtij virusi hap një gamë të gjerë të pyetjeve rreth historisë së jetës në tokë. Dr Jean-Michel Claverie në Universitetin e Marsejës në Francë, i cili gjeti virusin tha se “ky virus mund të ketë dalë nga një qelizë stërgjyshore që nuk ekziston më”.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com