SHBA - Dy gra amerikane kanë zbuluar nëpërmjet rrjetit social Facebook se janë të martuara me të njëjtin mashkull.

Njërës prej grave ju paraqitu në Facebook emri i gruas tjetër në listën e “njerëzve të cilët ndoshta i njihni”.

Sipas mediave amerikane, bashkëshortja me të cilën burri një kohë të gjatë nuk ishte në kontakt, klikoi në link dhe zbuloi faqen e Facebook-ut me foto të çiftit tjetër me tortën e martesës, ndërsa më tej iu drejtua autoriteteve.

Alan O′Neill, i cili punon si roje burgu, u akuzua për bigami dhe do të detyrohet të paraqitet para gjykatës nga fundi i këtij muaji. Ai ishte martuar më 2001 me emër të tij të vjetër Alan Franck, më 2009 u shpërngul, ndryshoi emrin dhe u martua sërish, pa e prishur martesën e parë.

(gm/shqiptarja.com)