Afrikë e Jugut – Një 17 – vjeçar ka vënë alarmin se kishte zbuluar një alien, pasi kishte gjetur në rrugë një kufomë me krahë të holla dhe dhëmbë gjigande.
 
Djaloshi e gjeti kufomën në qytetin e tij në Plettenberg Bay në Afrikën e Jugut, dhe zbulimi i tij ndezi një valë të gjerë spekulimesh, pasi ai i publikoi fotografitë e kufomës në internet.
 
Zërat që qarkullonin thonin se trupi që adoleshenti kishte gjetur mund të ishte një racë e çuditshme e një majmuni. Për të zbuluar të gjithë misterin, trupi i kufomës së gjetur u dërgua tek një veteriner, i cili hodhi poshtë të gjitha spekulimet që qarkullonin.
 babuin

Sipas tij, kufoma i përkiste një babuini të porsalindur (kjo dukej nga kordoni i kërthizës i paprerë) dhe që i përkiste gjinisë femërore.
 
Ai gjithashtu shpjegoi se vdekja mund t’i ishte shkaktuar nga kafshimi në kokë i nënës së saj pasi kishte lindur, gjë që është shumë e zakonshme në disa specie primitive. 
babuin

(v.gj/shqiptarja.com)