Zbuloni disa nga përfitimet e
shëndetit nëse konsumoni kos

Zbuloni disa nga përfitimet e<br />shëndetit nëse konsumoni kos
Kosi është një nga produktet që përdoret në të gjithë botën dhe mund të të konsumohet ashtu siç është ose si një ëmbëlsirë e ftohtë e përzier me fruta.
 
Ky produkt është shumë ushqyes që prodhohet nga fermentimi natyral i qumështit dhe përpos shijes unike të shijshme, kosi ka përfitime të panumërta.
 
Ndihmon në uljen e hipertensionit
Studimet tregojnë se shtimi i kosit në dietën tuaj ndihmon në uljen e rrezikut të hipertensionit, i cili zakonisht njihet si presion i lartë i gjakut.
 
Gjithashtu ju ndihmon në mbajtjen e trupit në formë dhe parandalon sëmundjet kronike si dhe ndihmon sistemin tuaj të tretjes .
 
Kosi ndihmon në humbjen e peshës
Sipas një studimi të ri për të përshpejtuar humbjen e  peshës dhe procesin e djegies së dhjamit ju duhet të shtoni kos në vaktet tuaja.
 
Kosi ka përmbajtje të lartë të proteinave që ju bën të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë dhe zvogëlon tendencën e të ngrënit shumë.
 
Kalçiumi në kos e rrit procesin e djegies së yndyrës në trup dhe ndihmon në rritjen e shkallës metabolike.
 
Ata që e konsumojnë kosin rregullisht tentojnë të humbasin 80 për qind më shumë yndyrna në stomak, sesa ata që nuk e marin në mënyrë të rregullt.
 
Kosi ndihmon në përmirësimin e lëkurës
Gjithkush dëshiron  një lëkurë të përsosur dhe rrezatuese. Konsumimi ose aplikimi i kosit direkt në fytyrë sjell dobi.
 
Acid laktik ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës  dhe redukon shenjat e plakjes sipas studimin të Shoqërisë Dermatologjike të Zelandës së Re.
 
Kosi përmban acid laktik dhe zink që janë të dobishme për heqjen e akneve dhe rinovuar lëkurën.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

PD e akuzoi se grabitën prona në Vuno, Rama: Baltë mbi familjen time, shihemi në gjyq! Duzina e trashëgimtarëve të pronave të stërgjyshit s’kanë marrë certifikatë

PD e akuzoi se grabitën prona në Vuno, Rama: Baltë mbi familjen time, shihemi në gjyq! Duzina e trashëgimtarëve të pronave të stërgjyshit s’kanë marrë certifikatë