Futbollisti  Armando Sadiku ka qenë i ftuari surprizë në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” .

Ai erdhi surprizë për djalin e vogël që dëshironte të bëhej futbollist. Sadiku zbuloi dhe një anë tjetër të tij që shumë pak njerëz e dinin.

Paratë që kishte fituar në një fushatë publicitare ai i kishte dhuruar për  bamirësi duke i ndihmuar njerëzit që jetonin në vendin ku ai kishte lindur të rindërtonin shtëpitë e tyre.

Një tjetër surprizë për publikun ishte se ai ishte i fejuar dhe Arbana kishte ftuar prindërit e tij bashkë me të fejuarën Elonën në studio, për të festuar ditëlindjen e futbollistit.

(Armando Sadiku me familjen dhe të fejuarën e tij)