Zbuloni pesë ushqimet që do tju
ndihmojnë të zbardhni dhëmbët 

Zbuloni pesë ushqimet që do tju<br />ndihmojnë të zbardhni dhëmbët 
Dhëmbët tuaj për shkak të kafesë, cigareve dhe prej çajrave të shumtë që konsumoni janë larguar prej së bardhës.

Ka shumë mënyra se si ti zbardhni dhëmbët, që tek produktet natyrale deri tek shkuarja tek dentist.

Për disa prej nesh të cilët nuk kanë mundësi për t'i zbardhur tek dentisti, janë disa ushqime përveçse të shijshme ndihmojnë në zbardhjen e dhëmbëve në mënyrë natyrale.

Selino
Përtypja e selinosë ndihmon në prodhimin e pështymës, e cila neutralizon bakteret që shkaktojnë prishjen e dhëmbëve.

Luleshtrydhet
Përmbajnë enzimat që ndihmojnë për zbardhjen e dhëmbëve. Një nga mënyrat, që është përdorur në kohët e hershme ka qënë duke marrë lëkurën e luleshtrydhes dhe e fërkojmë tek dhëmbët me ndihmën e gishtave për rreth 1 minutë.

Farat e susamit
Këto fara janë të dobishme për dhëmbët, sepse përmbajnë kalcium me origjinë bimore të dobishme për të mbrojtur kockat, dhëmbët dhe mishrat.

Karrotat
Kanë të njëjtin funskion si selinoja, e cila ndihmon në krijimin e pështymës, e cila shaktërron bakteret që prishin dhëmbët. Konsumimi i karrotës gjithashtu ndihmon dhe pastrimin midis dhëmbëve.

Kivi
Ky frut është i pasur me vitaminë C, mangësia e së cilës mund të shkaktojë probleme me mishrat e dhëmbëve, duke i bërë ata më të brishtë dhe më të ndjeshëm ndaj veprimit të baktereve, që shkaktojnë probleme tek dhëmbët dhe tek zgavra e gojës.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike