Zbuloni se sa kafe duhet të pini që
të keni përfitime shëndetësore 

Zbuloni se sa kafe duhet të pini që<br />të keni përfitime shëndetësore <br>
Një studim i kryer në Angli zbuloi se konusmimi i 3-4 gotave kafe (jo kafe ekspres) në ditë ka më shumë efekte pozitive sesa sjell dëme shëndetësore.

Konsumi I kafesë ka probabilitet më të lartë që të iu sjellë raporte të mira nga ana shëndetësore, madje mund edhe të ndikojë në zhdukjen e sëmundjeve që mund të keni.

Sipas studiuesve të Universitetit të Southampton rezulton se konusmi I kafes në nivel të tillë ndikon në uljen prej 15% të rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe 17% në uljen e vdekjes së hershme.

Ata gjetën gjithashtu prova që zvogëlojnë mundësinë e kancerit, diabetit, sëmundjes së mëlçisë dhe demencës.

Por ata theksuan në gjetjet e tyre se kjo nuk do të thotë se është e mirë për të gjithë.

Gratë shtatzëna, për shembull, janë në rrezik më të madh për të humbur fëmijën nëse pinë shumë kafe, dhe kafeina gjithashtu rrit rrezikun e thyerjeve të eshtrave të grave.

Ata shkruan: 'Kafja konsumohet shumë në mbarë botën dhe mund të ketë përfitime pozitive shëndetësore, veçanërisht në sëmundjet kronike të mëlçisë.

Shkencëtarët besojnë se përbërësit e bimëve antioksiduese në kafe janë përgjegjës për përfitimet.

Kafeja pa kafeinë ka një ndikim të ngjashëm në versionin standard, gjetën ata, duke sugjeruar se kafeina nuk është përgjegjëse për përfitimet shëndetësore.

Gjithashtu ajo shkurton rrezikun e kancerit të mëlçisë me 34%  dhe kancerit të zorrëve me 17%, por në fakt duket se rrit me rrezikun e leuçemisë, Limfoma dhe kancer të mushkërive.

Hulumtuesit gjetën se njerëzit që pinë më shumë se tre gota në ditë nuk kanë tendencë të shohin ndonjë përfitim shtesë, dhe studime të tjera kanë treguar njerëzit që pinë shumë vetëm sa I bëjnë dëm vetes.

Agjencia Evropiane e Sigurisë Ushqimore këshillon që njerëzit të pijnë jo më shumë se katër gota në ditë.

Sipas studimit ata që pijnë më shumë se 4 gota në ditë vuajnë nga ankthin, pagjumësinë, çrregullimet e ritmit të zemrës ose ndalimin e zemrës.

Kafeja është një nga pijet më të zakonshme të konsumuara në botë, me rreth 2.25 miliardë filxhanë konsumohen në mbarë botën çdo ditë.

Përdorimi i tij mendohet se daton që nga Etiopia e shekullit të 11-të, ku legjenda thotë se një bari me dhi vuri re se kafshët e tij u bënë energjike pasi hëngrën manaferrat nga një pemë kafeje.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma