Shpesh, kur ndjeni ankth të fortë, rekomandohet që të merrni frymë thellë. E njëjta gjë edhe kur jeni në një mjedis natyror, për të mbushur mushkëritë tuaja me oksigjen.
Por si do të merrni frymë thellë nëse nuk keni mushkëri të forta? Ndotja e madhe e mjedisit dhe zakonet e këqija, si pirja e duhanit, dëmtojnë mushkëritë, duke rritur rrezikun e sëmundjeve të mushkërive.
Por së fundmi sipas një studimi ju mund të mbroni shëndetin e mushkërive me një vitaminë të caktuar, por sigurisht nëpërmjet ushqyerjes së duhur.
Hulumtimet e publikuara në ERJ Open Research sugjerojnë në mënyrë specifike se ata që nuk marrin sasi të mjaftueshme të vitaminës K mund të jenë në rrezik për shëndetin e dobët të mushkërive. Mungesa e vitaminës është shoqëruar, në veçanti, me gjendje të tilla si astma dhe sëmundja kronike obstruktive pulmonare (COPD).
Deri më tani, dihej se vitamina K, një lëndë ushqyese thelbësore që gjendet kryesisht në perimet me gjethe jeshile, vajrat vegjetale dhe drithërat, është jetike për koagulimin e gjakut, duke ndihmuar në shërimin e plagëve. Roli i saj në shëndetin e mushkërive kishte mbetur e paqartë deri vonë.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7475
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga spinaqi te vezët, ja 5 ushqimet më të mira për shëndetin e kockave
21 Nëntor, 18:59
-
Përmirëson shëndetin e trurit dhe forcon kockat, 6 përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çajit jeshil
21 Nëntor, 15:33
-
Cilat janë simptomat e mungesës së zinkut dhe ç’duhet të hani
20 Nëntor, 19:58
-
Nga zemra te truri, 5 përfitimet e jashtëzakonshme të ecjes pas darkës
18 Nëntor, 16:35
-
Çfarë mund të ndodhë me trupin tuaj nëse pini çdo ditë çaj ditë
15 Nëntor, 22:43
-
Ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe forcon imunitetin, zbuloni 8 përfitimet shëndetësore nga konsumi i shegës
14 Nëntor, 12:48
-
Këto zakone po dëmtojnë çdo ditë lëkurën tuaj
12 Nëntor, 15:26
-
Nëse doni të ndryshoni, hiqni dorë nga këto zakone
11 Nëntor, 18:48
-
Pesë faktorët kryesorë që ndikojnë në shëndetin e zemrës
10 Nëntor, 15:34
-
Parandalon plakjen dhe lufton bakteret, vlerat e jashtëzakonshme të mjaltit të gështenjës
8 Nëntor, 10:31
-
Konsumoni kripë më tepër seç duhet? Ja problemet shëndetësore që shkakton
31 Tetor, 19:49
-
Armiqtë kryesorë të trurit, faktorët që dëmtojnë funksionin mendor
29 Tetor, 15:27