Zbuluesit drejt gjetjes së
trajtimit për të luftuar ankthin

Zbuluesit drejt gjetjes së<br />trajtimit për të luftuar ankthin
Nga studimi më i fundit Amerikan i bërë nga Instituti “Institute of Chemical Biology” i bërë mbi meshkujt ka rezultuar i suksesshëm në gjetjen e e mjekimit kundër ndryshimit të humorit.

Është një strategji e re për të bërë të mundur përballimin e ankthit. Modifikimet e bëra në enzimën COX-2, të eksperimentuara në minjtë laboratorikë të afta për të prodhuar molekulat e quajtura “Endokanaboidi” kanë rezultuar pa efekte ansëore.

Ato janë molekula natyrale sinjalizimi të cilat aktivizojnë receptorët cannabinoid në tru, të njëjtët stimulues si te marijuana, të pranishme në disa pjesë të trupit, të cilat luajnë një rol të rënmdësishëm në uljen e stresit dhe të ankthit.

Këto kërkime nga zhvilluar nga specialistë të cilët meren posaçërisht me studimin e ankthit dhe parandalimin e tij.

Këto studime do ti hapin rrugën gjetjes së një mënyre për të reduktuar dhe për të luftuar ankthion dhe luhatjet e humorit.

Akoma më shumë kjo gjë vlen dhe është mjaft e rëndësishme nëse funksionon në të njëtën mënyrë te njerëzit, ashtu siç ka funksionuar edhe te kafshët, pa efekte anësore.

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve