Zbutet ministri Rexhepi, lavdëron KFOR

Zbutet ministri Rexhepi, lavdëron KFOR
Edhepse përsërit deklaratën se KFOR-i ka pasur mundësi të bëjë më shumë, kur flitet për veriun, ai vlerëson se KFOR është misioni më i suksesshëm ndërkombëtar në Kosovë. 
Ai për RTK-në tha se barrikada në urën mbi lumin Ibër, e cila dje u quajt barrikadë e turpit nga komandanti i KFOR-it Erhard Drews, mund të largohet brenda ditës, mirëpo, ai vlerësoi se organet e sigurisë janë të kujdesshme që të mos shkaktojnë trazira.
 
Ditë më parë ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi kishte kritikuar KFOR për lejimin edhe me tutje të bllokadave nga ana e serbëve. 

"Kur KFOR-i nuk është i gatshëm të veprojë, gjen arsyetime" kishte thënë ministri Rexhepi.

Sipas ministrit Rexhepi, KFOR-i edhe më tutje duket i pavendosur për mbylljen e përhershme të rrugëve ilegale në Veri të Mitrovicës të cilat shfrytëzohen nga grupet kriminale serbe për t`i futur mallrat ilegalisht. 

/rg/shqiptarja.com/






  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga