Zëdhënësi i presidentit turk: Kërkesat e Rusisë janë ‘jo realiste’ dhe cekin 'vijën e kuqe' të Ukrainës! Turqia do të ndërmjetësojë mes dy vendeve

Zëdhënësi i presidentit turk: Kërkesat e Rusisë janë ‘jo realiste’ dhe cekin 'vijën e kuqe' të Ukrainës! Turqia do të ndërmjetësojë mes dy vendeve

Zëdhënësi i presidentit turk, Ibrahim Kalin në një intervistë të tij ditën e diel tha se kërkesat e Rusisë për të njohur aneksimin e Krimesë dhe pavarësinë e rajonit të Donbasit janë "shumë maksimaliste" dhe "jo realiste".

'Këto janë vijat e kuqe për ukrainasit në Krime dhe Donbas, dhe me të drejtë, sepse ato kanë të bëjnë drejtpërdrejt me integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. Ne nuk e kemi njohur aneksimin e Krimesë pasi, si pjesa tjetër e botës, edhe Kina nuk e ka njohur aneksimin e Krimesë… Ata (rusët) duhet të dalin me të vërtetë me disa ide të tjera,'- tha zëvendës Presidenti turk për CNN, në Forumin e Dohas.

Turqia ka ofruar të ndërmjetësojë midis Rusisë dhe Ukrainës dhe ka pritur disa takime, duke përfshirë një takim të zhvilluar midis ministrave të jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë më 10 mars. Raundi tjetër i bisedimeve midis dy palëve do të mbahet në Stamboll këtë të martë.

 'Presidenti Zelensky është gati të takohet me Presidentin Putin, është presidenti Putin ai që ka thënë jo deri më tani. Dhe presidenti ynë ka thënë, unë jam gati të krijojë lehtësira për takimin e të dyve, në Turqi apo diku tjetër… Ne besojmë se vetëm përmes atij takimi, kjo luftë do të marrë fund', shtoi ai.

Zëdhënësi tha gjithashtu se presidenti Erdogan, po e mban të hapur linjën e tij të komunikimit me homologët e tij rus dhe ukrainas për të ndihmuar në arritjen e përfundimit të luftës, veçanërisht me Rusinë. Kur u pyet nëse presidenti Putin e dëgjon Erdoganin, Kalin tha se të dy kanë një "marrëdhënie të qëndrueshme".

'Sigurisht që presidenti Putin po dëgjon Presidentin Erdogan dhe këshillat e tij, idetë dhe sugjerimet e tij. Nga këndvështrimi i tyre mund ta kuptoni se ata nuk kanë besim tek shumica e vendeve të NATO-s, nuk duan të flasin më me ta, mirë apo gabim. Por realiteti është se dikush duhet të flasë me palën ruse, dikush të cilit mund t'i besojnë edhe rusët. Përndryshe, kjo luftë mund të vazhdojë me muaj, me vite, dhe bota nuk mund të përballojë një luftë tjetër të zgjatur si ajo, dhe sigurisht, ne nuk mund të përballojmë një tjetër luftë të ftohtë'.- tha ai.


Lajmi kryesor:

Roman Abramoviç e konfirmon: Më helmuan gjatë negociatave! Zelensky: Gati të diskutojmë për neutralitetin, duam Italinë mes garantuesve të sigurisë! Çlirohet Irpini


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Real Madrid ndalet në derbi, Vallecano e barazon 3-3

Real Madrid ndalet në derbi, Vallecano e barazon 3-3