Zëdhënësi i PPE (simotra e PD): Po ju monitorojmë, kërkojmë konsensus për reflektimet në Kodin Zgjedhor për listat

Zëdhënësi i PPE (simotra e PD): Po ju monitorojmë, kërkojmë konsensus për reflektimet në Kodin Zgjedhor për listat

Michael Gahler

Zëdhënësi i Partive Popullore Europiane (simotra e PD), eurodeputeti gjerman Michael Gahler ka kritikuar ndryshimet kushtetuese në Shqipëri për hapjen e listave dhe koalicionet. Ai shprehet se një vendim i tillë duhet të ishte marrë në konsensus të plotë, ndërsa thekson se PPE do të monitorojë situatën duke nxitur konsensus mes palëve në këshillin politik për detajimin në Kodin Zgjedhor të ndryshimeve për listat dhe koalicionet.

"Unë e konsideroj me shumë keqardhje dhe të diskutueshme qëllimet e vërteta që partia qeverisëse e Shqipërisë theu konsensusin e arritur ndërkombëtarisht me opozitën dhe dje ndryshoi në mënyrë të njëanshme kushtetutën. Nuk mund të jetë e pranueshme për askënd që qeveria Rama e cila dëshiron negociatat e pranimit me BE të ndryshojë në mënyrë arbitrare rregullat e lojës elektorale.

Nëse kjo qeveri dëshiron me ndershmëri negociatat e pranimit me BE, si mund të mos pranojë këshillat e Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare përkatëse për një çështje kaq të ndjeshme dhe themelore për demokracinë. Grupi i PPE do të vëzhgojë me kujdes veprimet e ardhshme në lidhje me kodin zgjedhor dhe do të nxisë me forcë të arrihet konsensusi me opozitën brenda Këshillit Politik. Varet nga partitë dhe shqiptarët të mbrojnë demokracinë dhe perspektivën e tyre evropiane" tha ai.


Lajmi kryesor:

Zëdhënësi i PPE (simotra e PD) kritikoi ndryshimet kushtetuese, Spiropali: Po flet si Basha, duhet të nxisësh konsensus


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A...Zh: 31/07/2020 15:48

    PPE po monitoroka, KE monitoron, ambasadoret ketu monitorojne, Likja monitoron, opozita monitoron, anal-istet e kazanet monitorojne; po shumica dermuese e shqiptareve a kane te drejte te monitorojne e kerkojne ndonje gje nga Parlamenti e Qeveria e tyre?! Disa te huaj jane bere te neveritshem!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja