Kohë, në të cilën në Tiranë dhe në kampet politike ziejnë debatet për listat e zgjedhjeve dhe cili kah politik do të marrë më shumë vota. Arminda ka menduar pikërisht se si të relaksohet. Ajo duket shumë e kënaqur nga pushimet e saj, teksa i shijon në një nga vendet më të bukura me det dhe diell.
Në fotot e publikuara nga ne ajo shfaqet e veshur me një fustan të hollë, ngjyrë të bardhë, tejet i shkurtër, teksa qëndron e mbështetur në një jaht për shtatë pale qejfe, ku të bie në sy një panoramë tepër e bukur dhe relaksuese.
Pasi ka kaluar ditë të bukura, Arminda nuk ka ngurruar që të gjitha fotot e bëra t’i publikojë në një nga rrjetet e saj sociale, ku shkruan: “I love Dubai”. E kush nuk do ta donte Dubain në këtë vrull punësh dhe këto ditë të ftohta?!
Ajo çka vërehet tjetër në fotot e bukuroshes, e cila po i lejon vetes të shijojë ca ditë relaksi, është se ajo nuk ka harruar edhe të tregojë se sa shumë është e lidhur me Partinë Demokratike. Ajo ka treguar që është një demokrate e flaktë, duke ngritur dy gishtat lart. E si mund të ndodhë ndryshe?!...
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM të gazetës Shqiptarja.com
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)