Zëdhënësja e PD: Berisha të përballet me drejtësinë, mos të fshihet si struci! Po i përdor demokratët siç bën Hamasi

Zëdhënësja e PD: Berisha të përballet me drejtësinë, mos të fshihet si struci! Po i përdor demokratët siç bën Hamasi

Sali Berisha

TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina ka bërë një deklaratë lidhur me ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin thotë se duhet të shkojë dhe të përballet me drejtësinë e mos të fshihet si struci. Ky reagim i Karabinës vjen pasi Sali Berisha sulmoi Lulzim Bashën se mbahet nga Rama si shpifësh arash. Karabina thotë se Berisha duhet të shkojë në gjykatë dhe jo të përdorë demokratët si mburojë, siç bën Hamasi me civilët, duke e krahasuar me luftën.

“Sali Berisha bën mirë të shkojë të përballet me drejtësinë dhe mos të fshihet si struci. Të shkojë të provojë së është i pafajshëm dhe mos përdorë demokratët si mburojë, njësoj siç bën Hamasi”, shkruan Karabina.

Karabina thotë se për hallet e tij personale dhe të familjes së tij, Berisha po mundohet të dëmtojë PD.

“Sali Berisha është sot person i padëshiruar në SHBA dhe Britani të Madhe. Për hallin e tij personal ka dy vjet që së bashku me Edi Ramën, mundohet të dëmtojë PD-në, në këmbim të kullave të familjarëve të tij.   Hallet dhe makthet e non gratës nuk i zgjidh dhe as do t’i zgjidhë me mashtrim të gatuar në kazanin e përbashkët me Edi Ramën dhe të servirura në mediat e paguara me paratë e krimit dhe të korrupsionit”, shkruan Karabina.

Kujtojmë që Sali Berisha ka refuzuar të shkojë të paraqitet në Gjykatë për masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për çështjen ‘Partizani’.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?