Shqiptarët kudo që janë t'i thonë jo thirrjeve të Bashës, Berishës e kujt do qoftë për dhunë, djegie e shkatërrim.

Njerëz të ndershëm të Shqipërisë sonë të dashur mos sakrifikoni veten për politikanë!

Drejtësia bëhet e ashpër mbi ju qytetarët e thjeshtë ndërsa politikanët janë të Paprekshëm!

Kujtoni sa mijëra qytetarë të thjeshtë u vranë në këto 25 vite dhe sa herë u dogj e shkatërrua Shqipëria jonë e dashur sepse ashtu deshën disa politikanë vrastar e djallëzore!

Sa prona të vena me aq mund nga njerëzit e thjeshtë u vodhën e shkatërruan!

Sa shumë pasuri e gjithë popullit u vodh apo shkatërrua! Sa shanse humbi Shqipëria nga kjo dhunë!

Asnjë gjemb në këmbë nuk u hyri atyre politikanëve që e nxiten dhe organizuan dhunën!

As pasuria dhe jeta e shëndeti i tyre dhe i të afërmve të tyre nuk pësoi ndonjë dëm! Përkundrazi, ata janë sot në politikë dhe paguhen nga taksat e shqiptarëve.

Shumë prej tyre bëjnë jetë luksi me pasurinë e vënë me korrupsion!

Prokuroria dhe Gjyqësori kanë garantuar Paprekshmërinë e këtyre politikanëve! Disa politikanë të opozitës po duan të djegin përsëri Shqipërinë për të shpëtuar veten nga Reforma në Drejtësi.

Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë paqësisht për problemet e tyre, por jo të shkelin ligjet dhe kryejnë krime edhe kur i urdhëron Luli a kushdo tjetër.

Paqja e jo dhuna i duhen Shqipërisë!

Ish-kryetar i Gjykatës së Kasacionit*

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com