Zef Brozi: Sali Berisha diktator
vendit i duhet Kushtetutë e re

Zef Brozi: Sali Berisha diktator<br />vendit i duhet Kushtetutë e re
Ai jeton në “Washington D.C”, por është shpesh dhe sidomos kohëve të fundit, gjithmonë e më shumë pranë zhvillimeve në shqipëri . Është nga ato personalitet që e kthen kokën pas dhe tregon interes për jetën e shqiptarve, e sigurisht edhe zhvillimet poilitike. Jo pa qëllim kemi kontaktuar zotin Zef Brozi , ish kreytarin e gjykatës së Kasaciont. Jemi në lidhje “Skype” me zotin Brozi , për të komentuar situatën politike në vend. 

Gazetarja Mira Kazhani: Përshëndetje nga Tirana zoti Brozi.

Zef Brozi:
Faleminderit të gjithë juve si staf, televizionin, gazetarët e pavarur për kurajon, shqiptarët që ju ndejkin dhe dua të përshëndes në mënyrë ta veçantë forumin rinor të partisë demokratike, që sot na dhanë një lajm shumë të mirë duke ju larguar së keqes dhe duke u bashkuar me prespektivën, me një ta ardhme më të mirë me një forcë politike që jep shpresë.

Zoti Brozi , po diskutohet shumë rreth raportit të departamenti amerikan të shtetit për të drejtat e njeriut, ndoshta për herë të parë ky raport ka përdorur një gjuhë të dretpërdrejtë dhe madje të ashpër. Të cilat nuk i ka përdorur as në vitet delikate “96-97-98”, nuk ka patur një raport kaq troç. Me komente shumë të forta për qeverinë shqiptare, nuk di nëse ju e keni lexuar një pjesë të këtij raporti dhe nëse keni një koment?

E kam lexuar pjesërisht. Ky është qëndrimi amerikan i principeve, pavarësisht se kush vjen në një qeverisje, individët nuk kanë shumë rëndësi, rëndësi ka mënyra si ata qeverisin. Raporti i Departamentit të Shtetit Amerikan pasqyron realitetin e hidhur të Shqipërisë dhe unë dua të besoj që nuk ka më vend për mëdyshje që qeveria amerikane është me popullin shqiptar dhe jo me diktatorin Berisha. Kjo do të jetë një lajm pozitiv për mbështetjen amerikane për opozitën, idealet e pastërta dhe për një qeverisje të ndershme pas 23 qershorit.

Shihet një shqetësim i dukshëm ndërkomëtar dhe i SHBA-së, të cilat kanë folur shumë hapur kohëve të fundit, sidomos nëse i referohem komenteve të ambasadorit Amerikan, Arvizu, por edhe disa vizita të disa krerëve të lartë, si shefi i departamenti Amrikan të shtetit, Jonathan Moore, nuk e di si vjen në perceptimin tuaj? A mos ndoshta sërish SHBA nuk i kanë më mardhëniet mirë me qeverinë shqiptare, nuk ju pëlqen shumë kur pushtetet bëhen shumë të pushtetshëm ?

Përshëndes ambasadorin Arvizu dhe ish ambasadorin Uidhërs për qëndrimet e hapura për popullin shqiptar, atyre që duan të dëgjojnë se qeverisja shqiptare nuk është në rrugën e demokracisë, nuk është një qeverisje për popullin. Arvizu përçon qëndrimet e presidentit Obama, nuk është thjesht ambasador dhe kjo tregon se politika amerikane ndaj qeverisjes aktuale është bërë më realiste, ka marrë informacione nga shumë faktorë për të arritur në ato qëndrime që shpreh dhe tani sa do ndikojnë në revanshin e Berishës këto qëndrime të qeverisë amerikane është diçka tjetër, sepse Berisha për hir të pushtetit të tij personal nuk ka pyetur as për qëndrimet amerikane dhe të Bashkimit Europian. Unë shpresoj që tani BE sidomos tani që e ka ndryshuar qëndrimin, po flet me një gjuhë më realiste për politikën shqiptare dhe që ata nuk pajtohen me këtë revansh të Berishës për të dhunuar, pushtuar, uzurpuar dhe nëpërkëmbur të gjitha institucionet e shtetit shqiptar. Perëndimi e ka kuptuar se Shqipëria udhëhiqet nga një individ dhe jo institucionet dhe ligji, ai ka vetëm një emër: Diktator. Asgje nuk e dallon Berishën nga diktaturat e Koresë së Veriut dhe diktatura të tjera.

A është një shprehje prej diktatorësh, që e duan shumë fuqinë politike të tyre? Por dua të rrikthehem të raporti që e pershkuante KQZ-në si thellësisht politike?

Ky është një përshkrim i realitetit të hidhur të shqipërisë dhe kjo do të shërbejë për të gjithë faktorët e tjerë ndërkombëtar që të flasin çfarë shohin në sytë e realitetit shqiptar. Populli shqiptar ka nevojë të dëgjojë nga ndërkombëtarët një opinion realist, jo përkëdhelje të Berishës, as të një diktatori të sotëm dhe as të një qeverisje të ardhshme në qoftë se shkel principet e demokracisë. Ndërsa KQZ është një instrument politik, për fat të keq Kodi Zgjedhor nuk arriti t’i japë zgjidhjet më të mira elektorale për Shqipërinë. Unë e di që mbase shumë veta nuk do ma pëlqejnë, por unë them që Kodi Zgjedhor sot është Kodi Zgjedhor më antidemokratik që ka patur shqipëria. Politizim i KQZ, politizim i gjithë administrimit të zgjedhjeve është dhunim i parimit të shenjtë të barazisë së botës. Gjeja e parë që do të bëjë qeverisja e ardhshme është ndryshimi i Kodit Zgjedhor, t’i jepet Shqipërisë një Kod Zgjedhor demokratik.

Unë kam denoncuar atë marrëveshje që nuk i shërbente demokracisë në Shqipëri. Marrëveshje të tilla, pavarësisht se mund të bashkojnë dy parti të mëdha janë të dëmshme, në qoftë se ato nuk bazohen në parimet e një demikracie reale. Dhe për këtë mban një përgjegjësi të madhe edhe Partia Socialiste. Unë kam parë me simpati grevën e urisë të deputetëve të LSI dhe të disa partive të tjera në 2008 për Kodin Zgjedhor, për ndryshimet kushtetuese. Ishte një akt shumë pozitiv në mbështetje të parimeve për një kushtetutë demokratike. Prandaj opozita e sotme duhet të shprehet para 23 qershorit nëse duhet të ndryshojë Kodin Zgjedhor, a duhet ta barazojë atë parimin e shenjtë të votës që vota të ketë një vlerë të barabartë që nga Saranda e deri në Kukës, një vlerë të barabartë për çdo kandidat, për çdo forcë politike. A do të ketë drejtë që të ketë integritet kandidati për deputet, të mos emërohen kandidatët për deputetë nga kryetar partish. Në qoftë se nuk të ka me sy të mirë kryetari I partisë, le të jesh kandidati më I përsosur, nuk bëhesh kandidat për deputet. Prandaj duhet ndryshuar Kodi Zgjedhor. Unë I kam shprehur qëndrimet e mia para vitit 2008, dua të shpresoj që qeverisja e ardhshme do të korrigjojë edhe gabimet e derisotme, edhe për Kushtetutën edhe për Kodin Zgjedhor. Shqipërisë I duhet një Kushtetutë që do realizojë parimet e balancimit të pushteteve. Sot pushtetet nuk janë as të ndara as të balancuara, ato janë të shkatërruara. Ato janë vetëm pushteti I një individi. Pushteti I një individi është diktaturë, nuk është demokraci. Kot gënjehen shqiptarët se Shqipëria është demokratike. Së pari ministrat nuk duhet të jenë deputetë fare, legjislativi duhet të jetë I ndarë nga ekzekutivi. Ata që pranojnë të marrin një detyrë në ekzekutiv edhe nëse janë deputetë do të zëvendësohen. Kështu është mënyra e qeverisjes demokratike. Sot pushtetet nuk janë as të ndara as të balanucuara, ato janë të shkatërruar, ato janë vetëm pushteti i një individi , pushteti një individi është diktaurë jo demokraci, kotë genjehen shqiptarët, nuk është, duhet ndarë fjalavjen që deputetët të mos jenë antarë të qeverisë. Shikoni, kur hyn qeveria në paralament atje në fron ngritur mbi deputet e tjerë. Së pari ministra nuk duhet te jenë deputet, legjislativi duhet të jetë i ndarë nga ekzekutivi, kështu është mënyra më efektive, kështu duhet të funksionojë. Parlamenti është i komanduar nga Berisha. Berisha, ai duhet të japë llogari para parlamentit. Ish kryeministri Blair në libri e tij theksote se me sa përgjegjësi përgatitej për të shkuar në paralametin Anglez, në takimet atje. Berisha është tallur me parlamentin e komandon e dhunon, fyen deputetët. Atëherë duhet korigjuar që kushdo që të vijë, kryeministër apo ministër më pas të dridhet, parlamentin duhet të kontrollojë veprimtarinë e liderit, si i shpenzon paratë, pra i duhet dhënë pusheti i duhur parlamentit.

Meqënëse dolët tek paralamenti, si ju duket puna e parlamentit, besoj përmesë agjensive të ndryshme on-line dhe “Shqiptarja.com”, on – line, shihni shpesh debate, nuk e di nëse keni një koment për mënyrën se si e menaxhon Zonja Topalli, por edhe se si përfshihen të gjithë deputetët në debate të ndryshme?

Është e pakë të thuhet e turpshme, është sakndaloze, nuk gjej fjalë për ta përshkruar. Mbase nuk ka nevoj për komente më të gjata. Intergriteti i deputetëve është dhunuar, në mënyrë të veçantë deputetët e opozitës. Ata janë fyer me një fjalor të cilin do ta kishte zili edhe rrugaçi më i madh i botës. Berisha mban rekord për fjalorin.

Nuk është vetëm kryeministri Berisha me atë fjalor, por gjithësesi besoj ka kureshtje cili është opinion juaj për koalicioni, PS-LSI, edhe dashamirësit më të medhenj e quajtën të pa hijshëm, por të dobishëm për të ardhmën e vendit, si e shihni ju këtë koalicioni? Mundet ta komentosh në dy pikëpamje, a ishte i moralshëm apo a ishte i dobishëm?


Në fillim edhe mua mu duk se ishte diçka që mundet ta cënonte partinë socilaiste në zgjedhjet e 23 qershorit duke pasur parasysh kontributin që dha LSI-ja për të sjellë përsëri në qeverisje Berishën. Por nuk dua të komentoj të kaluarën. Mendoj se ky koalicion do ti sjellë të mira Shqipërisë. Mirë është që ky koalicion të mos kthehet në pazare, në dem të shtetit ligjor, që ky koalicion të mos kthet në pazare për ti fërkuar përsëri shpatullat Berishës. Tani që je ne opozitë je në pension nuk do përgjigjesh, për përgjegjsinë direkte që ke për aktin terrorist të 21 janarit, për atë varsjen makabre të katër dëshmorëve të demokracisë, për tragjedinë e gerdecit dhe krime të tjera të rënda. Nëqoftëse ky koalicion bashkë me koalicionin e zgjeruar do të kenë një vullnet pozitiv, për të sjell shqipërinë në binarët e demokarcisë, për të ndërtuar një shtet ligjor. Shqipëria këto 22 vjet nuk ka pasur shtet, jo ligjor, por me shumë është një lloj kaosi, një qeverisje pa kokë, një qeverisje që është nisur vetëm nga përfitimet e kryeministrave të ministrave dhe të politikanëve, por jo për të mirën e Shqipërisë. Shqipëria në shumë fshatra është në mesjetë, nuk është Shqipëria që ne ëndërronim, nuk është Shqipëria që ne dëshironim në lëvizjen e dhetorit '90.

Zoti Brozi, kanë dhënë të gjithë nga pak kontribut në këtë drejtim, a mendoni se 23 qershorit do të jetë dita kur zgjedhjet do të jenë me standartet dhe do të jetë dita kur rezultati do të pranohet siç ndodh për shembull në Amerikë, kur një president humbet garën falenderon kundërshtarin. A do ta shohim, nisur nga parathënja e kësaj fushate me atë çka po ndodh, një akt të tillë kaq dinjitoz më 23 qershor.

Në 23 qershor do të jetë një ditë kthese, por besoj se do të jetë një ditë kthese positive. Shqipëria duhet të realizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo është në të mirën e popullit shqiptar, por edhe në të mirë e prespektivës Evropiane të shqipërisë. Është e turpshme që shqipëria në këto 22 vjet është ngatërresa e vetme elektorale, me ngatërresa politike, zgjedhje të vjedhura e të manipulurar. A kemi mundësi të bëjmë zgjedhje të ndershme, po shqiptarë janë në përgjithësi njerëz të ndershëm, puntorë. Ata duan një qeveriste të ndershme, ata nuk duan që të vijë në pushtet me vjedhje votash kushdo parti që të jetë. Aktualisht, a do të lejojë Berisha të bëhen zgjedhje të ndershme? Revanshi diktatorial i masakruesit të 23 qershorit ka filluar nga Berisha, me ato manovrat në KQZ, por ky nuk është fundi i lëvizjeve të Berishës, prandaj unë i bej thirrje të gjithë opozitës partive të majat e të djathta të bashkohen për të rrëzuar diktaturën që është në shqipëri. Është e mundur, por opozita duhet të largohet nga qëndrimet naive, nga qëndrimet euforike, se po shoh se ata mendojnë vërtet se 23 është i fituar. Po votën mundet ta marrin nëse populli ose shumica voton sërisht për Berishën atëherë shqiptarët e meritojnë vërtet diktaturën.
Nëqoftëse Berisha fiton me zgjedhje të ndershme, unë do të jem i pari që do ti jap dorën dhe do t’ju them shqiptarëve ta gëzoni dikataurën edhe 4 vjet të tjera dhe do hesht sepse shqiptarët bënë zgjedhjen e tyre .

Zoti Brozi, une ju falenderoj për opinionet tuaja nga Washintin D.C, besoj se edhe amerika po kalon ditë të qeta pas i dhanë fund edhe një maratone të gjatë për gjetje e autorit të vrasjes dhe shpërthimit të bombës ne Boston.

Faleminderit, ishte nje tragjedi e vërtet, por ishte edhe një dëshmi se shteti ligjor funksionon dhe se përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë. Këtë duhet të realizojë edhe shqipëria, të vendos përpara drejtësisë këdo, si atë fshesaxhiun e rrugës edhe kryeministrin që vret. Që të dënohen edhe ministrat, këdoqoftë, barazia para ligjit do jetë ajo që do të dallojë qeverisjen pas 23 qershorit nga qeverisja e derisotme. Shqipëria ka shanse, i bëj apel rinisë shqiptare, i bëj apel demokratëve të shkëputen nga klani mafioz i Berishës, i cili ka abuzuar me idelaet e tyre i ka çuar ne nivelin e varfërisë edhe demokartët të cilët janë po aq të varfër sa opozitarët që janë 8 vjet pa pushtet. Nuk ka asnjë motiv që demokratët e ndershëm të qëndrojnë krahë Berishës, prandaj qëndrimi, veprimi që bëri forumi rinor i partisë demokratike duke kaluar te FRD-ja, po, ka edhe forca të tjera të djathta të cilat mirëpresin të rinjtë. Është vërtet një xhest që duhet të frymezojë të gjithë shqiptarët, të gjithë të rinjtë shqiptaret, të gjithë idhëtarët e ndershëm demokratë që të kërkojnë opsionet reale që janë tani në spektrin politik. Sot ishte një ditë shprese më këtë xhest që kanë bërë, ti bashkohen forcave të tjera duke ju larguar partisë demokratike e cila nuk është partia e idelave të tyre.

Zoti Brozi ju falenderoj për këtë lidhje direkte. Ju uroj një ditë të bukur në Washington.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë