Zef Preçi: Ekspertët e Kosovës
të atashohen në qeverinë shqiptare

Zef Preçi: Ekspertët e Kosovës<br />të atashohen në qeverinë shqiptare
TIRANE - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në fjalimin e tij në Parlamentin e Kosovës ka folur për një bashkim mes dy shteteve, Kosovës dhe Shqipërisë. Duke mos u ndalur tek bashkimi i kufijve, Rama u ndal tek bashkëveprimi i dy shteteve në shumë aspekte si ai i arsimit, Bujqësisë, ekonomisë, sportit etje.

Në lidhje me bashkëveprimin ekonomik, atë doganor dhe përafrimin e legjislacionit ka folur në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” eksperti i ekonomisë Zef Preçi. Preçi e ka cilësuar si pozitiv këtë bashkëveprim, ndërsa në lidhje me përafrimin e legjislacionit ka propozuar që të atashohen ekspertë kosovarë në ministrinë e Jashtme dhe në atë të Drejtësisë për të bërë të mundur përafrimin e ligjeve mes shteteve.

Zoti Rama ka folur për një siguri energjitike të hapësirës shqiptare përtej kufijve, si mund të arrihet kjo?

Tashmë nuk ka dyshim që përballimi i krizës ekonomike globale dhe përshpejtimi i procesit të integrimit europian të Shqipërisë, janë të lidhura ngushtë me shfrytezimin e avantazheve krahasuese dhe konkurruese të ekonomisë sonë kombëtare me vendet e rajonit. Në këtë kontekst karakteri komplementar i burimeve energjitike; investimet në rrjetin e transmetimit; struktura e ekonomisë së Shqipërisë dhe Kosovës mundësojnë ndërmarrjen e politikave, programeve dhe investimeve të përbashkëta në këtë sektor.

Të tilla mund të jenë jo vetëm shkëmbimet e energjisë elektrike (depozitimi/dhënia e energjisë) nga Shqipëria në drejtim të Kosovës në periudhën e pikut të prodhimit vendas apo të konsumit të pamjaftueshëm brenda vendit si dhe marrja e kësaj energjie nga sistemi energjitik i Kosovës në periudhën e verës ku prodhimi i TEC-eve është më efiçent.

Kjo duhet konsideruar si një praktikë e pamjaftueshme e bashkëpunimit energjitik ndërmjet dy vendeve. Në vlerësimin tim janë të gjitha mundësitë që prognozimi i nevojave të konsumit të brendshëm, pjesëmarrja e përbashkët në tendera ndërkombëtar për blerjen e energjisë; përshpejtimi i ndërtimit të linjave të interkonjeksionit ndërmjet dy vendeve Shqipërisë dhe Kosovës; pjesëmarrja e Shqipërisë në investimet e mundshme për ndërtimet e reja me bazë energjitike si qymyri në Kosovë; si dhe harmonizimi i politikave rregullatore sa i takon çmimit të shitjes për biznesin dhe familjarët apo për periudha të ndryshme të vitit si dhe përfshirja e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës në rrjetet e transmetimit dhe shpërndarjes së gazit natyror, përbëjnë disa nga drejtimet e mundshme të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë në sektorin energjitik. Vlen të theksohet se përpjekjet për të institucionalizuar këtë bashkëpunim janë bërë edhe më parë që prej vitit 1999, por kanë qenë spontane dhe nuk është siguruar bashkëveprimi nga një administratë e dy vendeve.

Në interes të bashkëpunimit të sektorit energjitik, mendoj se nuk është vetëm shprehja e vullnetit në nivel politik, por edhe vendosja e bashkëpunimit institucional respektiv dhe institucionave të të dyja vendeve (të trasmetimit, enteve rregullatore, etj).
Nëse kjo do të bëhet janë të gjitha mundësitë që ky bashkëpunim të krijojë një efekt sinergjie në favor të përshpejtimit të ekonomisë dhe shoqëror të dyja vendeve.

Strategjia mbarëkombëtare për bujqësinë sa mund të zgjidhë problemet imort-eksport me Kosovën?

Personalisht nuk jam partizan i përdorimit të termit mbarëkombëtar. Në fushën e ekononmisë dhe të buqësisë si degë e saj, sipas vlerësimit tim është e rëndësishme të shfrytëzohen ato avantazhe që ka krijuar secila ekonomi.

Duke mos injoruar dhe as traditën e hershme të një shekulli më parë, kur prodhimet e perimeve të ultësirës perëndimore të Shqipërisë, kryesisht nga Myzeqeja shiteshin gjerësisht në Kosovë, ndërsa prodhimi i grurit dhe i misrit të Kosovës shitej gjerësisht në tregun shqiptar. Në kushtet e sotme duke e konsideruar si determinante koston e prodhimit në përgjithësi të produkteve bujqësore e blegtorale mendoj se është e rëndësishme të ndërmerren hapat e tillë që çojnë në nxitjen e konkurrencës për të ulur koston e inputeve buqësore si farë, fidanë, karburant, pleh kimik etj.

Po kaq të rëndësishme janë masat për harmonizimin e politikave tarifore dhe heqjen e barrierave që lehtësojnë lëvizjen e lirë të produkteve ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës duke lënë historinë e pakuptimtë të luftës së patateve etj.
 
Bashkimi doganor sa është i mundur dhe sa i ndihmon shtetet? 

Problemi i bashkimit doganor mendoj se është një problem që i takon perspektivës dhe lidhet ngushtësisht me progresin drejt Bashkimit Europian si të Shqpërisë dhe të Kosovës. Në kontekstin e zhvillimeve të sotme, e rëndësishme mbetet përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës, përdorimi i teknologjisë së informacionit dhe ulja e kostos së shërbimeve respektive, duke përfshirë edhe përdorimin gjerësisht të lehtësirave portuale të Shqipërisë në dobi të ekonomisë së Kosovës.

Legjislacioni tregëtar ka nevojë për ndryshime të tjera?

Duke qenë se Kosova tashmë funksionon si një shtet i pavarur dhe është përcaktuar qartësisht për në BE si dhe në të njëjtën kohë dhe Shqipëria është në prag të marrjes së ftesës për marjen e ftësës së vend kandidat në BE problemet që lidhen me përafrimin e legjislacionit meritojnë një vëmendje të posaçme. Në këndvështrimin tim Shqipëria dhe Kosova në rrugën e tyre drejt BE janë nisur me baza të ndryshme dhe kanë demonstruar shpejtësi të ndryshime të këtij procesi.

Për rrjedhojë më shumë se përafrimi i legjislacionit do të ishte e dëshirueshme që përvojat e mira të secilit vend të viheshin në themel të reformave integruese, dmth është harmonizimi i axhendës dhe matricës apo hapave për integrimin që mundëson bashkërendimin e legjislacionit për aritjen e ‘açquis communitare’ dhe jo e kundërta. Në një terren më praktik do të ishte e dëshirueshme që në funksion të këtij qëllimi, pranë ministrisë së Integrimit dhe asaj të Drejtësisë të atashoheshin ekspertë nga Republika e Kosovës në mënyrë që në një të ardhme të afërt të ketë një bashkërendim të përafrimit dhe të adaptimit të legjislacionit.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

(Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.18.09.2013)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë