ZELANDË E RE - Një video skandaloze po qarkullon ditët e fundit në Youtube. Një fëmijë 9 vjeçar është filmuar duke pirë alkool në rrugët e qytetit Hamilton në Zelandën e Re.

I pyetur nga një djalë i cili mbate tekelamerën, vogëlushi thotë se ka pirë plot 18 kanoçe me uiski dhe kola, të cilat ia kishte dhënë tezja e tij. Fëmija mezi qëndron në këmbë i mbështetur pas murit, por nuk kalon shumë para se të rrëzohet në tokë.

Pasi fillon të flasë pa kuptim, 9 vjeçari çohet dhe me një monopat shkon në parkun aty afër, për t’u ulur më disa djem më të mëdhenj se ai në moshë. Kur intervistuesi i thotë që tezja e tij mund të shkojë në burg për atë që ka bërë, fëmija i lutet që mos të tregojë.

Ai gjithashtu pranon se pi edhe hashash. Kur situata fillon të nxehet, i riu me telekamera në dorë vendos të largohet, por jo pa lajmëruar fillimisht policinë. Nuk kaloi shumë dhe policia arriti të gjende shtëpinë se ku banonte i riu, në një deklaratë për shtyp, zëdhënësi i policisë u shpreh i tronditur jo vetëm se 9 vjeçarit i ishte dhënë alkool për të pirë, por edhe se video e tij ishte hedhur në internet.

Babai i djalit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, tha se ishte ndarë nga e shoqja dhe se nuk po arrinte të besonte se bëhej fjalë për djalin e tij. Ndërkohë personi që hodhi videon në internet, tha se e bëri për të tërhequr vëmendjen lidhur me këtë rast skandaloz.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)