1770285701_zelensky.jpg

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka thënë televizionit France 2 se rreth 55,000 ushtarë ukrainas janë vrarë në fushën e betejës në luftën me Rusinë.

“Në Ukrainë, zyrtarisht numri i ushtarëve të vrarë në fushën e betejës, qoftë profesionistë apo të rekrutuar, është 55,000”, tha ai.

Zelensky shtoi se përveç viktimave, një numër i madh njerëzish konsiderohen zyrtarisht të zhdukur.


Lajmi kryesor:

Sot dita e dytë e bisedimeve trepalëshe Ukrainë-SHBA-Rusi! Arrihet dakordësi për shkëmbimin e 314 të burgosurve