Zelensky: ‘Absurde' nëse Ukraina nuk lejohet të anëtarësohet në NATO

Zelensky: ‘Absurde' nëse Ukraina nuk lejohet të anëtarësohet në NATO

1688738315_zelensky.JPG

Në deklaratën e fundit, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është shprehur se do të ishte "absurde" nëse Ukraina nuk do të ftohej për t'u bërë anëtare e NATO-s dhe se pasiguria mbi anëtarësimin e saj ishte motivim për Rusinë që të "vazhdojë përpara në terrorin e saj".

"Është e paprecedentë dhe absurde kur nuk përcaktohet afati kohor as për ftesën dhe as për anëtarësimin e Ukrainës. Duket se nuk ka gatishmëri as për të ftuar Ukrainën në NATO dhe as për ta bërë atë anëtare të aleancës”, ka shkruar Zelensky në një postim në Twitter.

NATO ra dakord në vitin 2008 që Ukraina "do" të bëhej anëtare, por aleanca nuk dha një vendim të prerë se kur mund të ndodhte kjo gjë.

"Tani, rrugës për në Vilnius, ne morëm sinjale se disa gjëra po diskutohen pa Ukrainën", shtoi Zelensky.

Ai thekson se kjo gjë ka të bëjë me "ftesën për t'u bërë anëtare e NATO-s, jo për anëtarësimin e Ukrainës".

"Pasiguria është dobësi. Dhe unë do ta diskutoj hapur këtë në samit", ka shkruar Zelensky.


Lajmi kryesor:

Samiti i NATO-s në Lituani, shtyn anëtarësimin e Ukrainës: Kur të plotësohen kushtet! Zelensky: E paprecedent që nuk vendoset afat kohor për ftesën


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave