Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni. Zelensky bëri me tije se gjatë bisedës është folur për rrugën drejt paqes në Ukrainë që është e mundur vetëm me tërheqjen e trupave ruse.
"Biseduam për iniciativat tona dypalëshe dhe ndërkombëtare. Rruga drejt paqes në Ukrainë është tërheqja e plotë e trupave ruse nga territori ukrainas dhe zbatimi i formulës sonë të paqes"- shkruan Zelensky.
Më tej ai falënderoi melonin dhe qeverinë e Italisë për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës. Biseda telefonike zhvillohet pak më shumë se një muaj pas vizitës së Melonit në Kiev.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Shpërthim pranë një baze ajrore ruse në Krime! Zelensky bisedë telefonike me Melonin: Faleminderit Italisë për mbështetjen e dhënë









