Foto: Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai së bashku me negociatorët e Ukrainës zhvilluan një bisedë telefonike “të gjatë dhe substanciale” me të dërguarin special të Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndrin e Trump, Jared Kushner.

Telefonata dy-orëshe midis tyre u përqendrua në territoret dhe garancitë e sigurisë, raporton Axios, duke theksuar se diskutimi mbi territoret ishte i vështirë. Rusia vazhdon të kërkojë që Ukraina të tërhiqet nga zonat e Donbasit që kontrollon, por Shtetet e Bashkuara po ndjekin ide të reja për të gjetur një zgjidhje.

“Ukraina është e vendosur të vazhdojë të punojë me mirëbesim me palën amerikane për të arritur vërtet paqen. Ne ramë dakord për hapat dhe formatet e ardhshme për bisedime me Shtetet e Bashkuara”, shkroi Zelensky në Telegram.

Ai shtoi se ata “u përqendruan në shumë aspekte dhe diskutuan shpejt çështjet kryesore që mund të garantojnë fundin e gjakderdhjes dhe të largojnë kërcënimin e një pushtimi të tretë rus, si dhe kërcënimin e Rusisë që nuk i mban premtimet e saj, siç ka bërë shumë herë në të kaluarën”.


Lajmi kryesor:

Zelensky bisedë telefonike me Witkoff dhe Kushner! Pikëpamje e vështirë për territoret! Rusia sulm me 700 dronë e raketa disa qytete ukrainase!