Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina do t'i kthehet bisedimeve me Rusinë vetëm pasi Moska të ketë kthyer territoret e pushtuara pas 24 shkurtit, duke parashtruar në këtë mënyrë kushtet e tij për negociatat e paqes gjatë një interviste për gazetën japoneze "NHK".

"Ne duam të kthejmë territorin tonë në kufijtë e para 24 shkurtit. Vetëm atëherë do të jemi në gjendje të ulemi në tryezën e bisedimeve", tha Zelensky.

Ai tha gjithashtu se pa çlirimin e territoreve të  'pushtuara' nga trupat ruse në këto tre muaj armiqësie, bisedimet për armëpushim me Rusinë do të jenë të vështira. Udhëheqësi i Kievit përsëriti se Donbass dhe Krimea janë ukrainase, por pranoi se tani detyra kryesore është çlirimi i territoreve të pushtuara pas 24 shkurtit.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Moska: Anijet e huaja do të mund të largohen nesër nga Mariupol! Zelensky: Na jepni armë të rënda për të ruajtur stabilitetin botëror