Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se bombardimet ruse kanë vrarë 10 ushtarë dhe kanë plagosur shumë të tjerë në qytetin Kurakhove.
Ai e përshkroi sulmin në këtë qytet si "të ashpër dhe absolutisht të llogaritur” për tu bombarduar, raportojnë mediat e huaja.
"Këta ishin njerëz paqësorë, njerëz të zakonshëm. Në treg, një pikë karburanti, një stacion autobusi dhe në një ndërtesë banimi u bombarduan. Në këtë kohë, lista e të vdekurve është 10 dhe me shumë të plagosur", tha Zelensky.
Zelensky gjithashtu tha se katër policë ishin vrarë nga një minë ruse ndërsa punonin për të stabilizuar rrjetin e energjisë në rajonin jugor të Khersonit. Katër policë të tjerë po trajtoheshin për plagët e marra.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Kievi: Rusia po hedh raketa në uzinën e Zaporizhizhia! Putin: Do godasim sërish infrastrukturën










