Zelensky: Di të përdor armën, nëse rusët do sulmonin selinë presidenciale, do të luftoja deri në fund

Zelensky: Di të përdor armën, nëse rusët do sulmonin selinë presidenciale, do të luftoja deri në fund

1680701638_dag.JPG

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në një intervistë të dhënë për mediat vendase është pyetur nëse do të kishte mundur të luftonte nëse rusët do të kishin sulmuar selinë e tij në Kiev në fillim të pushtimit.

Ai tha se dinte të përdorte armën dhe të luftonte përballë tyre dhe shtoi se do të rezistonte deri në fund, duke mos e lënë të ndodhë ajo që e cilësoi si të turpshëm nëse ndodhte “kapja peng e tij”.

“Di të qëlloj. A mund ta imagjinoni titullin ‘rusët kapën presidentin ukrainas’? Kjo do të ishte e turpshme.  Nëse ata do të kishin hyrë, ne nuk do të flisnim tani. Askush nuk do të ishte kapur sepse do të kishim luftuar deri në fund. Deri në fund”.

Kur u pyet nëse kishte armë dhe nëse ushtrohej me të, ai u përgjigj pozitivisht.

Në fjalimin e tij tradicional para publikut mbrëmjen e djeshme, ai akuzoi ushtarët rusë se janë po aq fajtorë për krime lufte sa edhe udhëheqja e tyre.

“Jo vetëm komandantët, por të gjithë ju, të gjithë jeni terroristë dhe vrasës dhe të gjithë duhet të ndëshkoheni. Kushdo që piloton dhe gjuan raketa, që mirëmban aeroplanë dhe anije që përdoren për terrorizim, të gjithë jeni bashkëpunëtorë në krim”, tha Zelensky.

Deklarata pasoi një sulm me raketa në qytetin Uman të Ukrainës, i cili vrau 23 persona. Në mesin e tyre, tha Zelensky, ishin gjashtë të mitur.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Moska: Katër të vrarë në sulmin e Kievit në kufi! Bombardimet ruse në rajonin e Khersonit


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini