Lufta/ Moska: Katër të vrarë në sulmin e Kievit në kufi! Bombardimet ruse në rajonin e Khersonit

UKRAINË-  Katër persona vdiqën në fshatin rus Suzemka në rajonin Bryansk në kufirin me Ukrainën në një bastisje të ushtrisë së Kievit

 “Dy civilë të tjerë u gjetën të vdekur nën rrënoja – shpjegoi ai – duke e çuar numrin total të të vdekurve në katër”. Në fshatin Suzemkë është vendosur gjendja e jashtëzakonshme.”- tha guvernatori i rajonit Aleksandër Bogomaz .

Bombardimet e Kremlinit kanë vijuar edhe në një tjetër rajon. Artileria ruse sulmoi përsëri rajonin Kherson, duke vrarë një person dhe duke plagosur një tjetër.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar "hapa të rëndësishëm" për të krijuar një gjykatë për krimet e luftës ruse.

Zelensky foli për "përshpejtimin e humbjes së shtetit terrorist".

"Nuk mjafton për Ukrainën dhe për botën që Rusia është e dobët, siç po ndodh tashmë. Ajo duhet të jetë plotësisht përgjegjëse për gjithçka që ka bërë."- tha a

Pas bombardimeve të qyteteve , presidenti ukrainas kishte bërë thirrje për sigurimin e "mbrojtjes ajrore dhe luftëtarëve" për ushtrinë e tij. Zëdhënësi i Forcave Ajrore tha se "disa dhjetëra" pilotë ukrainas janë tashmë të gatshëm të luftojnë me avionët luftarakë F-16.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:50
Themeluesi i grupit mercenar rus: Po përparojmë në Bakhmut

1682452077_prigozhin.JPG

Themeluesi i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin tha se luftëtarët përparuan në drejtime të ndryshme në zonat nën kontrollin ukrainas në Bakhmut. Kjo është raportuar nga agjencia ruse RIA Novosti. 

Zona e mbetur e qytetit nën kontrollin e Kievit ishte vetëm 2.9 kilometra katrorë. Prej shumë muajsh në periferi të qytetit Bakhmut po zhvillohen beteja të ashpra.

Ora 21:13
Ministri i Jashtëm hungarez i përgjigjet kritikave të Zelenskyt: Kemi paguar çmim të lartë për luftën, na falënderoni dhe do ju mbështesim

1682799830_volodymyrzelensky.JPG

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto tha se vendi i tij pagoi "një çmim shumë të lartë" për luftën në Ukrainë dhe "shumë hungarez, anëtarë të komunitetit Transkarpat, vdiqën" në konflikt.

Kreu i diplomacisë së Budapestit i është përgjigjur kështu përmes profilit të tij në Facebook, kritikave të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, sipas të cilit Hungaria po adopton një sjellje "të papërshtatshme" në lidhje me pushtimin rus.

"Nëse kjo deklaratë do të thotë: "Falënderoj me respekt hungarezët që pranuan dhe kujdesen për më shumë se një milion refugjatë nga Ukraina , dhe me respekt i falënderoj ata që vazhdojnë të dërgojnë ndihma", atëherë ju lutemi dhe mund të mbështeteni tek ne në të ardhmen." , shtoi sërish Szijjarto.

Ora 13:54
Joe Biden: Po punoj si dreqi për të liruar gazetarin amerikan të arrestuar nga Rusia

Në darkën vjetore të korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë të mbrëmshme, Joe Biden tha se ai po punon "si dreqi" për t'i liruar gazetarët amerikanë të ndaluar jashtë vendit dhe vlerësoi guximin absolut të Evan Gershkovich me akuzën e spiunazhit dhe përsëriti apelin e tij drejtuar Moskës për lirimin e tij të menjëhershëm. 

Biden iu drejtua drejtpërdrejt prindërve të Gershkovich, të cilët ishin të pranishëm dhe morën duartrokitjet e më shumë se 2,000 të pranishmëve në ngjarje, disa prej tyre të veshur me një bluzë "Free Evan".

Ora 13:44
Sulmi shkatërrues rus në rajonin e Donetskut, pamjet trishtuese nga fshati nën rrënoja

Imazhet po shfaqen sot të shtëpive të shkatërruara dhe rrugëve të shpërndara nga rrënojat pas një sulmi me dron rus në fshatin Malotaranivka, në rajonin lindor të Donetskut.

Krahu lindor është vendi ku Rusia po përqendron tani të gjitha përpjekjet e saj. Rajoni është kontrolluar nga përfaqësuesit rusë që nga viti 2014.

 

 

 

Ora 11:18
Ushtarët rusë që braktisin fushën e betejës dënohen duke u mbyllur në gropat e hapura në tokë

1668202249_ruset.JPG

Në muajt e fundit, komandantët rusë kanë ndëshkuar ushtarët që duan të largohen nga fusha e betejës apo ata që dehen duke i ndërprerë kontratat dhe duke i mbyllur në gropa të hapura në tokë të mbuluar nga një rrjet metalik, të ashtuquajtur "zindan".

Kështu shprehet inteligjenca e Ministrisë Britanike të Mbrojtjes. Shkeljet e disiplinës nga personeli rus janë ndëshkuar me këto masa veçanërisht që kur shefi i shtabit Valery Gerasimov mori komandën e operacionit në janar.

Ora 09:48
Zelensky: Di të përdor armën, nëse rusët do sulmonin selinë presidenciale, do të luftoja deri në fund

1680701638_dag.JPG

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në një intervistë të dhënë për mediat vendase është pyetur nëse do të kishte mundur të luftonte nëse rusët do të kishin sulmuar selinë e tij në Kiev në fillim të pushtimit.

Ai tha se dinte të përdorte armën dhe të luftonte përballë tyre dhe shtoi se do të rezistonte deri në fund, duke mos e lënë të ndodhë ajo që e cilësoi si të turpshëm nëse ndodhte “kapja peng e tij”.

“Di të qëlloj. A mund ta imagjinoni titullin ‘rusët kapën presidentin ukrainas’? Kjo do të ishte e turpshme.  Nëse ata do të kishin hyrë, ne nuk do të flisnim tani. Askush nuk do të ishte kapur sepse do të kishim luftuar deri në fund. Deri në fund”.

Kur u pyet nëse kishte armë dhe nëse ushtrohej me të, ai u përgjigj pozitivisht.

Në fjalimin e tij tradicional para publikut mbrëmjen e djeshme, ai akuzoi ushtarët rusë se janë po aq fajtorë për krime lufte sa edhe udhëheqja e tyre.

“Jo vetëm komandantët, por të gjithë ju, të gjithë jeni terroristë dhe vrasës dhe të gjithë duhet të ndëshkoheni. Kushdo që piloton dhe gjuan raketa, që mirëmban aeroplanë dhe anije që përdoren për terrorizim, të gjithë jeni bashkëpunëtorë në krim”, tha Zelensky.

Deklarata pasoi një sulm me raketa në qytetin Uman të Ukrainës, i cili vrau 23 persona. Në mesin e tyre, tha Zelensky, ishin gjashtë të mitur.

B.V/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XHoi: 30/04/2023 11:51

    O TI PA EMER.JE RUS QE SHKRUAN SHQIP APO JE TRADHTAR SHQIPTAR I BLERE NGA RUSET. SI MUND TE IRONIZOSH NJE PRESIDENT TE NJE SHTETI QE KERKON DREJTESI PER SHTETASIT E TIJ TE VRARE MIZORISHT NGA NJE SHTET PUSHTUES KU PERFSHIHEN DHE FEMIJE PLEQ

    Përgjigju
    • Artan: 30/04/2023 13:53

      Eshte e kote te flasesh me keta, plehra, nuk hane pyke. Per fat te keq ka shume te tille. Me tha nje bullgar qe edhe ne vendin e tij shumica jane pro muzhikeve.

  • Zelensky trimi: 30/04/2023 10:37

    Prb eshte kur te iki efekti i mallit si do tja besh ore trim i madh ?

    Përgjigju
    • Artan: 30/04/2023 13:18

      Po muzhikeve te tu kur do te dale vodka?

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave