Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje liderëve të NATO-s që të ndërmarrin hapa konkretë drejt anëtarësimit të Ukrainës në një samit, javën e ardhshme.
Ai i bëri komentet gjatë një vizite në Pragë ku mori mbështetje nga presidenti çek, i cili mbështeti ofertën e Kievit për t’u bashkuar me aleancën.
Zelensky tha se Ukrainës i duhej shumë më tepër sesa deklarata e përgjithshme se dera e NATO-s ishte “e hapur”.
“Po flasim për një sinjal të qartë, disa gjëra konkrete në drejtim të një ftese. Ne kemi nevojë për këtë motivim. Ne kemi nevojë për ndershmëri në marrëdhëniet tona”, tha Zelenksy.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Shpërthime në rajonet Kievit, Odesës dhe Nikolaevit! Shkon në 10 numri i te vdekurve nga sulmi në Lviv









