
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar Presidentin e SHBA-së, Joe Biden, për ndihmën e re ushtarake prej 200 milionë dollarësh.
Ai tha ndihma e SHBA-së do të rrisë fuqinë e mbrojtjes së forcave ukrainase.
"Falenderoj Presidentin e SHBA-së, Joe Biden, Kongresin Amerikan dhe popullin amerikan për një paketë të re ndihme prej 200 milionë dollarësh. Raketat e mbrojtjes ajrore, municionet e artilerisë, sistemet e pastrimit të minave dhe armët antitank do të rrisin fuqinë e mbrojtjes së forcave tona. Një hap tjetër drejt fitorja jonë e përbashkët!", shkroi në Twitter Zelensky.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Sulm rus në Odessa, 203 ndërtesa të dëmtuara dhe 3 të plagosur! Zelensky viziton trupat në rajonin e Donetskut









