Foto: Volodymyr Zelensky
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj udhëheqësve të Bashkimit Evropian për vendimin e fundit të miratimit të një kredie prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën.
Në një postim në platformën X, Zelensky theksoi se ky hap është një ndihmë e madhe për Ukrainën, duke shtuar se “se bashku, po mbrojmë të ardhmen e kontinentit tonë.”
Kredia e miratuar nga BE-ja nuk financohet nga asete të ngrira ruse, një propozim që ka shkaktuar debate dhe shqetësime ligjore, veçanërisht nga Belgjika, ku gjenden shumica e aseteve të ngrira. Në vend të kësaj, fondet e nevojshme për këtë kredi do të mbulohen nga buxheti i përbashkët i Bashkimit Evropian.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Nuk do përdoren asetet ruse! BE i miraton kredi 90 miliardë euro Kievit për 2 vitet e ardhshme








