Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky e hapi fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së duke cituar postimin e Donald Trump në ‘Truth Social’, në të cilin ai kishte shkruar se Rusia kishte “humbur kontrollin” e industrisë së saj të naftës.
“Është e vështirë të imagjinohet një humbje më poshtëruese për një vend që ka një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe krenohet kaq shumë me eksportet e saj të naftës”, tha mes të tjerash Zelensky.
Zelensky shtoi se presidenti rus nuk mund të jetoj pa luftë dhe ai është i vetmi person që dëshiron që konflikti të mos mbarojë.
"Putini nuk mund të jetojë pa luftë. Ai është ‘Pacienti Zero’, ai nga i cili lufta vazhdon të përhapet më tej. ‘Pacienti Zero’ duhet të ndalet. Sa më shumë liri të ketë Putini për të vepruar, aq më e rrezikshme bëhet bota për të gjithë të tjerët. Kjo është arsyeja pse duhet të ndalet. Atij duhet t'i mohohet hapësira për të vepruar dhe për të përhapur më tej këtë të keqe. Falënderoj të gjitha vendet që qëndrojnë me ne dhe ndihmojnë vendin tim", tha Zelensky, teksa shtoi se 'sanksionet na forcojnë dhe kjo e zgjat luftën'.
Sa i përket dërgimit të trupave nga Koreja e Veriut në Rusi, presidenti e cilësoi si një çmenduri.
"Koreja e Veriut ka dërguar trupa në Rusi për të mbështetur dobësitë e ushtrisë ruse, kjo është çmenduri. Pse do të jepnin jetën koreanët në një luftë kundër Ukrainës?”, tha ai.
Po ashtu sipas Zelenskyt kushdo që bën tregti me Rusinë po e zgjat luftën.
"Sanksionet, paketat e mbështetjes, prodhimi ynë i përbashkët i armëve - të gjitha këto janë të rëndësishme, sigurisht. E gjithë kjo na bën më të fortë. Kur dikush i jep Rusisë më shumë para përmes tregtisë, i jep kësaj lufte më shumë kohë. Pikërisht për këtë arsye ne këmbëngulim në kufizimin e tregtisë me agresorin dhe uljen e të ardhurave të Rusisë vetë.
Shumë prej jush këtu e kanë parë herë pas here se si abuzimi i të drejtës së vetos në OKB e dobëson botën dhe e shtyn paqen më tej. Kur Rusia ka para, ajo gjithmonë thotë jo - jo diplomacisë - dhe kjo gjithashtu përbën një lloj vetoje ndaj paqes: jo një e drejtë zyrtare, por një veto të vërtetë. Dhe kur dikush në botë lehtëson sanksionet - sanksionet kundër oligarkëve rusë - kjo mund ta bëjë jetën më të rehatshme për rusët e pasur, por gjithashtu i jep më shumë kohë për luftën; më shumë kohë Putinit”, tha ai.
Lufta, e cila ka nisur më shumë se katër vjet e gjysmë më parë, ka shkaktuar pasoja të rënda globale në tregjet e karburantit, plehrave dhe drithërave, si dhe ka thelluar përçarjet midis Rusisë dhe Perëndimit. Analistët perëndimorë vlerësojnë se mbi 500,000 trupa ruse janë vrarë, ndërsa Ukraina ka regjistruar mbi 500,000 viktima ushtarake, përfshirë deri në 140,000 të vrarë. Asnjëra palë nuk ka publikuar shifra zyrtare.

Foto: Karol Nawrocki
"Rusia po destabilizon situatën në Evropë përmes agresionit të hapur, operacioneve hibride, akteve të përmbysjes dhe sabotimit, dhe duke injoruar rezolutat e njëpasnjëshme të kësaj asambleje."
Kështu tha presidenti polak Karol Nawrocki gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
E drejta ndërkombëtare ka për qëllim të jetë më shumë sesa një deklaratë e pakuptimtë. Ne nuk po kërkojmë konfrontim dhe se NATO mbetet garantuesi i sigurisë transatlantike. Rusia po ndërmerr veprime që synojnë minimin e themeleve të stabilitetit ndërkombëtar, tha Nawrocki.

Foto: Volodymyr Zelensky
Autoritetet e Kievit njoftuan se selia e partisë së Volodymyr Zelensky në Kiev u godit nga një sulm ajror rus ndërsa presidenti ukrainas po fliste në Asamblenë e 81-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Sulmet ruse të kryera sot në kryeqytetin ukrainas lanë dy të vdekur dhe 43 të plagosur.
Një nga sulmet ndodhi pranë një universiteti dhe dy në qendrën e konferencave.

Foto: Volodymyr Zelensky
Në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, presidenti ukrainas tha se marrëveshja për paqe me Rusinë duhet të bëhet përpara se inteligjenca artificiale të formësojë fushën e betejës
"Asgjë në luftë sot nuk funksionon njësoj siç funksionon në vitin 2022, përveç guximit të njerëzve. Gjithçka ka ndryshuar dhe kush e di nëse guximi do të jetë po aq efektiv në të ardhmen. Sipas disa prej studiuesve të zhvillimit të inteligjencës artificiale, sot kjo teknologji mbetet kryesisht dixhitale; megjithatë, një ditë inteligjenca artificiale do të kalojë nga bota dixhitale për të formësuar fushën e betejës. Dhe kur kjo të ndodhë, më mirë të jemi në paqe", tha Zelensky.










