Zelensky flet pas vizitës në Kharkiv: Rusia tashmë ka humbur jo vetëm betejën për Kharkivin por për gjithë Ukrainën

Zelensky flet pas vizitës në Kharkiv: Rusia tashmë ka humbur jo vetëm betejën për Kharkivin por për gjithë Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur për vizitën e tij në qytetin e Kharkiv, udhëtimi i tij i parë jashtë rajonit të kryeqytetit që nga pushtimi rus.

"Kharkovi pësoi goditje të tmerrshme nga pushtuesit. Ndërtesat e zeza, gjysmë të rrënuara të apartamenteve kanë pamje nga lindja dhe veriu nga ku gjuante artileria ruse, ku po vinin avionët luftarakë rusë", tha Zelensky.

“Rusia tashmë ka humbur jo vetëm betejën për Kharkivin, jo vetëm betejën për Kievin dhe veriun e vendit tonë. Ajo humbi të ardhmen e saj dhe çdo lidhje kulturore me botën e lirë”, tha ai. 

Zelensky vlerësoi autoritetet në Kharkiv, por tha se për fat të keq, nuk mund të them të njëjtën gjë për udhëheqjen lokale të SBU shërbimit të sigurisë.

Ai tha se kishte shkarkuar kreun e SBU-së rajonale, i cili "nuk punoi për të mbrojtur qytetin që në ditët e para të një pushtimi në shkallë të gjerë dhe mendonte vetëm për veten e tij personalisht".

"Një e treta e rajonit të Kharkiv është ende nën okupim. Ne patjetër do ta ç'pushtojmë të gjithë territorin”, tha Zelensky.

Duke iu kthyer luftimeve në Donbas, Zelensky tha se 90% e banesave në Severodonetsk ishin dëmtuar. 

"Marrja e Severodonetsk është një detyrë themelore për kontigjentin okupues. Dhe atyre nuk u intereson se sa jetë do të duhet të paguajnë për këtë përpjekje për të ngritur flamurin rus”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Rusia sulm në Severodonetsk, Zelensky: Qyteti i shkatërruar tërësisht! Lavrov: Prioriteti ynë është çlirimi i Donbasit! Përçahet BE, dështon të arrijë pajtim për embargon ndaj naftës ruse


E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?