Zelensky fton Kryeministrin e Malit të Zi të vizitojë Kievin

Zelensky fton Kryeministrin e Malit të Zi të vizitojë Kievin

Volodymyr Zelensky dhe Dritan Abazoviç

Kryeministri i malit të Zi, Dritan Abazoviç, më 9 qershor, foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili e ftoi atë të vizitojë Kievin.

Sipas kabinetit të Abazoviçit, kryeministri i Malit të Zi, në bisedën telefonike, ia përkujtoi Zelenskyt se Mali i Zi e ka dënuar agresionin e Federatës Ruse kundër Ukrainës dhe se që nga fillimi e ka mbështetur hapur pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.

Ai theksoi se Mali i Zi e mbështet plotësisht qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Qeveria malazeze njoftoi se kryeministri Abazoviç ka marrë ftesë nga presidenti ukrainas për të vizituar Kievin.

“Gjatë bisedimeve me Zelenskyn, kryeministri Abazoviç ka shprehur gatishmërinë e tij personale për të vizituar Kievin dhe në këtë mënyrë t’i ofrojë mbështetje popullit ukrainas, duke vënë në dukje se do t’u propozojë liderëve të Ballkanit Perëndimor që së bashku të vizitojnë kryeqytetin ukrainas dhe të ofrojnë mbështetje”, thuhet në deklaratë.

Zelensky, siç theksohet, falënderoi Abazoviçin për mbështetjen e Malit të Zi për Ukrainën, qëndrimin parimor të Podgoricës ndaj BE-së, si dhe qëndrimin e saj në Kombet e Bashkuara.

Abazoviç e informoi Zelenskyn për numrin e refugjatëve ukrainas që ka pranuar Mali i Zi dhe deklaroi se bëhet fjalë për rreth dy për qind të popullsisë.

Në fillim të qershorit, kryeministri i Malit të Zi i dërgoi një letër mbështetje popullit të Ukrainës dhe presidentit Zelensky, ku ndër të tjerrka theksuar se “Ukraina po mbron jo vetëm atdheun e saj, por të gjithë Evropën, si dhe vlerat demokratike dhe normat e qytetërimit mbi të cilat mbështetet bota moderne”.

Më 8 prill, Qeveria e Malit të Zi miratoi zyrtarisht sanksionet kundër Rusisë për shkak të agresionin ndaj Ukrainës. Përpara këtij vendimi, Mali i Zi mbylli hapësirën ajrore të saj për fluturimet e aeroplanëve rusë./REL

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?