Zelensky fton Trump në Kiev, por me një kusht

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka ftuar ish-Presidentin amerikan, Donald Trump, në Kiev por me një kusht. Ai tha se për sa kohë ish presidenti amerikan është në gjendje të ndalojë luftën me Rusinë brenda 24 orëve, siç ai ka premtuar dikur.

Trump ka deklaruar se nëse do të ishte president, ai mund t’i jepte fund luftës menjëherë duke këmbëngulur se Zelensky dhe presidenti rus Vladimir Putin bien dakord për një zgjidhje, duke këmbëngulur se ai ka një marrëdhënie të mirë me të dy udhëheqësit.

Trump, gjatë karrierës së tij politike, vazhdimisht ka kritikuar Putinin, i cili nisi një pushtim të plotë të Ukrainës në shkurt 2022 që ka shkaktuar mijëra viktima.

“Po, ju lutem, Donald Trump, ju ftoj në Ukrainë, në Kiev. Nëse mund ta ndaloni luftën gjatë 24 orëve, mendoj se do të mjaftojë të vini në Kiev”, tha Zelenskyy, në një intervistë.

Po ashtu, Zelensky shtoi se, nëse Trump ka një “formulë” për përfundimin e luftës, ai dëshiron të dijë se cila është ajo.

S.S/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë