Zelensky: Gjashtë milionë familje janë pa energji elektrike në Ukrainë

Zelensky: Gjashtë milionë familje janë pa energji elektrike në Ukrainë

1669455715_zele.PNG

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se gjashtë milionë familje janë ende pa energji elektrike pasi Kremlini shënjestroi infrastrukturën ukrainase me sulme raketore.

Ekziston frika se një krizë e madhe shëndetësore do të godasë popullin ukrainas pasi bora dhe temperaturat nën zero shoqërohen me ndërprerje të energjisë eltrike, ku mungesa e ngrohjes do e bëjë më të vështirë jetesën e ukrainasve, raportojnë mediat e huaja.

Në një vizitë n në Kiev këtë javë, Sekretari i Jashtëm James Cleverly u zotua për të ndihmuar Ukrainën gjatë dimrit, pasi ai dha një paketë ndihme shtesë prej 3 milionë paund për të ndihmuar në rindërtimin e infrastrukturës.

Cleverly tha: "Me fillimin e dimrit, Rusia po vazhdon të përpiqet të thyejë vendosmërinë e Ukrainës përmes sulmeve të saj brutale ndaj civilëve, spitaleve dhe infrastrukturës energjetike. Rusia do të dështojë. Britania e Bashkuar qëndron krah për krah me Ukrainën".


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Rikthehet energjia elektrike, 32 viktima nga bombardimet ruse në Kherson! Plani i ri i Putinit, atentat Lukashenkos


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës