Zelensky i kërkon Perëndimit armë moderne

Zelensky i kërkon Perëndimit armë moderne

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkon Perëndimit që të dërgojë në Ukrainë armë "moderne" për të frenuar koston njerëzore "të tmerrshme" të shkaktuar nga trupat ruse, pasi qyteti kyç i Severodonetsk është izoluar nga pjesa tjetër e Ukrainës që nga e marta pas shkatërrimit të urës lidhëse. 

Zelensky këmbënguli në nevojën e dëshpëruar për armatim, ndërsa Kievi raporton se 100 deri në 300 nga njerëzit e tij vriten çdo ditë.

"Vetëm artileria moderne do të garantojë avantazhin tonë," tha presidenti Zelensky, duke thënë se ai ishte i sigurt në aftësinë e ushtrisë së tij për të "çliruar territorin”, duke përfshirë Mariupolin dhe Krimenë.

Sipas ekspertëve amerikanë, Ukrainës i kanë mbaruar armët e saj ruse dhe sovjetike dhe tani është e varur vetëm nga armët që i furnizohen nga aleatët e huaj, duke përfshirë artilerinë perëndimore.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Kievi: Rusët po përparojnë drejt Kharkivit! Zelensky kritikon vonesat e Berlinit për armët! Zelensky i kërkon perëndimit sisteme të armëve anti-raketë


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS