Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky iu përgjigj me vendosmëri kritikave të drejtuara ndaj tij nga Donald Trump këtë javë duke këmbëngulur se Ukraina nuk ka qenë pengesë për arritjen e një marrëveshje për paqe me Rusinë.
“Ukraina nuk ka qenë kurrë dhe nuk do të jetë kurrë një pengesë për paqen”, tha Zelensky përmes një video mesazhi në rrjetet sociale.
"Kur ukrainasit mbeten pa energji elektrike për 20-30 orë për shkak të Rusisë, dhe kur sulmet ruse synojnë të shkatërrojnë sistemin tonë energjetik dhe popullin tonë, është Rusia ajo që duhet të ushtrohet presion.", shtoi Zelensky.
Ukraine has never been and will never be a stumbling block to peace. When Ukrainians are left without power for 20–30 hours because of Russia, and when Russian strikes are aimed at breaking our energy system and our people, it is Russia that must be put under pressure. pic.twitter.com/TguJK3fHok
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) January 15, 2026
Sipas Presidentit amerikan, është Ukraina dhe jo Rusia, po pengon një marrëveshje të mundshme paqeje.
Në një intervistë ekskluzive në Zyrën Ovale të mërkurën, Trump tha se Presidenti rus Vladimir Putin është gati të përfundojë pushtimin e tij gati katërvjeçar të Ukrainës. Por sipas Trump, Zelensky ishte më i rezervuar.
Ukraina dhe SHBA-ja po punojnë në një plan paqeje me 28 pika në prag të katërvjetorit të fillimit të pushtimit nga Rusia.
Pikat kryesore të mosmarrëveshjes përfshijnë kontrollin mbi një pjesë të rajonit të Donbasit në Ukrainën lindore dhe centralin bërthamor të Zaporizhjas, i cili është nën pushtimin rus.
Pengesat e tjera burojnë nga pretendimet territoriale të Rusisë, çështja e garancive të sigurisë për Ukrainën dhe kundërshtimi i armëpushimit nga Moska.
Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia është e gatshme të rivendosë marrëdhëniet me vendet evropiane.
Komente










