Zelensky konfirmon marrëveshjen e grurit: Është zgjatur me 4 muaj

Zelensky konfirmon marrëveshjen e grurit: Është zgjatur me 4 muaj

1668544681_dasdasdasd.JPG

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar përmes një shkrimi në Twitter se marrëveshja e grurit në Detin e Zi do të zgjatet me 120 ditë me përpjekjet e Turqisë dhe OKB-së.

“Marrëveshja e grurit do të zgjatet për 120 ditë. Ukraina së bashku me (Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së) Antonio Guterres dhe (Presidentin turk) Recep Tayyip Erdogan morën vendimin kyç në luftën globale kundër krizës ushqimore. Në pritje të njoftimit zyrtar nga partnerët, Turqia dhe OKB-ja”, ka shkruar Zelensky në Twitter.

Ukraina dhe Rusia së bashku përbëjnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit dhe marrëveshja e grurit ka luajtur një rol vendimtar në uljen e çmimit të grurit dhe të mallrave të tjera në të gjithë botën.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Moska: Nuk do të heqim dorë nga territoret e aneksuara në Ukrainë! Zelensky: 10 milionë ukrainas janë në errësirë


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot