1764675261_takimiigjeneves.JPG

Volodymyr Zelensky deklaroi në rrjetet sociale se ka marrë një raport të detajuar nga delegacioni i tij pas përfundimit të takimeve në Shtetet e Bashkuara. “Puna u krye mbi bazën e dokumentit të Gjenevës, dhe ky dokument u përmirësua më tej”, tha ai. Lideri ukrainas shtoi se ekipi i tij ka biseduar me delegacionin amerikan për të “garantuar sigurinë nga sulmet ruse” në rast se Moska tërhiqet nga një marrëveshje e mundshme e armëpushimit.

 


Lajmi kryesor:

Putin: Nëse Evropa do luftë, ne jemi gati! Përfundoi pas më shumë se 5 orësh takimi me Witkoff dhe Kushner! Të dy do të takojnë Zelenskyn