Zelensky: Faza e parë, nxjerrja e ushtarëve të gjallë nga fabrika e çelikut është arritur, tani është faza e dytë, për t'i sjellë ata të gjallë në shtëpi

Zelensky: Faza e parë, nxjerrja e ushtarëve të gjallë nga fabrika e çelikut është arritur, tani është faza e dytë, për t'i sjellë ata të gjallë në shtëpi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se mund të ketë më shumë se 2 500 të burgosur nga fabrika e çelikut “Azovstal” në Mariupol, tashmë  të ndaluar në rajonet Dontesk dhe Luhansk në Ukrainën Lindore.

Gjatë një interviste për mediat në Kiev, Zelensky tha se në lidhje me trajtimin e këtyre të burgosurve, duke përfshirë synimin për të mbajtur të ashtuquajtur ‘gjykatë publike’, planet ruse po ndryshonin vazhdimisht. 

Zyrtarët në Republikën Popullore të Donetskut kanë folur për vënien në gjyq të disa mbrojtësve të Azovstal, ku ata dyshohet se kanë kryer shkelje të të drejtave të njeriut në Ukrainë.

I pyetur nëse mendonte se të burgosurit po torturoheshin, Zelensky tha se ishte i bindur se nuk ishte në interes të palës ruse, sepse ata janë "të burgosur publikë" gjendja e të cilëve monitorohet nga komuniteti botëror.

Zelensky tha se faza e parë e operacionit , nxjerrja e ushtarëve të gjallë nga Azovstal,  ishte arritur.

"Sot është pjesa e dytë, për t'i sjellë ata të gjallë në shtëpi," tha ai. 

"Ne e dimë se çfarë mund të bihet dakord me rusët, ne e dimë këtë çmim. Ne e dimë se atyre nuk mund t'u besohet," tha Zelensky.

Duke iu kthyer situatës në Ukrainën lindore, Zelensky tha se situata ishte e vështirë. 

"Ne po mbajmë pozicione në drejtimin Severodonetsk. Ka më shumë prej tyre [rusët], ata janë më të fuqishëm, por ne kemi çdo shans për të luftuar në këtë drejtim. Sajë përket Zaporizhzhisë, situata atje është më kërcënuese sepse një pjesë e rajonit është e pushtuar dhe armiku vazhdimisht dëshiron të pushtojë Zaporizhzhinë”, tha Zelensky.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Lavrov: Sa më i gjatë të jetë diapazoni i armëve të dërguara në Kiev, aq më shumë do të përparojmë! Marrëveshja e parë mes Rusisë dhe Turqisë për grurin


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën