Forumi i Davos shërbeu edhe për një takim mes Presidentit ukrainas Volodymir Zelensky dhe Donald Trump. Takimi i tyre u zhvillua me dyer të mbyllura pas ceremonisë së firmosjes së bordit të paqes dhe zgjati rreth një orë. Pas takimit Donald Trump tha se ai ishte pozitiv dhe dha një mesazh edhe për Vladimir Putin se lufta duhet të mbarojë.
Pas takimit me Trump, Zelensky tha në X se ai ishte produktiv dhe pozitiv. Më pas Presidenti ukrainas zhvilloi fjalimin në kuadër të forumit ku ishte tejet kritik me Evropën dhe pozicionin e saj në rrethanat aktuale ndërkombëtare, pasi siç tha, BE ka mungesë të vullnetit politik ndaj Putinit.
“Një vit më parë, këtu në Davos, unë e mbylla fjalimin tim me fjalët se Europa ka nevojë të dijë si të mbrojë veten. Një vit ka kaluar dhe asgjë ska ndryshuar” tha Zelensky në fjalimin e tij në Davos.
“Të gjithë i dhanë vëmendje Groenlandës, dhe është e qartë se shumë udhëheqës nuk dinë çfarë të bëjnë për të. Duket sikur të gjithë po presin që Amerika të qetësohet dhe se kjo çështje do të zgjidhet vetë. Po nëse nuk ndodh kështu, çfarë do të bëhet atëherë? Europa duhet të mësohet të mbrojë veten. Çfarë arrihet duke dërguar 14 apo 40 trupa në Groenlandë? Çfarë mesazhi është ky për Putinin, për Kinën apo për Danimarkën” tha Zelensky.
Europa duket e humbur në përpjekjet për të bindur presidentin amerikan që të ndryshojë tha Zelensky por jo nuk do të ndodhë. Presidenti ukrainas njoftoi kur u pyet nga gazetarët se takimi i parë trepalësh mes SHBA-Ukrainës dhe Rusisë do të zhvillohet nesër në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe theksoi se dokumentet e delegacioneve që synojnë t’i japin fund luftës janë pothuajse gati.
“Shpresoj që Emiratet të jenë në dijeni. Po. Ndonjëherë marrim surpriza nga pala amerikane”, u shpreh ai duke iu përgjigjur një pyetjeje në Davos
Drejt Moskës ndërkohë janë nisur të dërguarit special të Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner të cilët pritet të takojnë Vladimir Putin.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky,
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar ashpër Evropën gjatë fjalës së tij në Forumin e Davos, duke thënë se ajo duket “e përçarë” dhe “e humbur përballë presidentit Donald Trump”.
Zelensky deklaroi se nga Kievi këshillohet të mos flitet me amerikanët për raketat Tomahawk, “për të mos prishur atmosferën”. Ai shtoi se i është thënë gjithashtu të mos flasë për raketat Taurus dhe të shmangë çdo deklaratë që mund të ofendojë një vend evropian apo një tjetër.
Në fjalimin e tij, presidenti ukrainas theksoi se Evropa nuk duhet të pranojë të jetë “thjesht një sallatë e fuqive të vogla dhe të mesme e spërkatur me erëza nga armiqtë e Evropës”.
Sipas Zelenskyt, vetëm bashkimi e bën kontinentin të fortë. Ai nënvizoi se kur Evropa është e bashkuar, ajo është “vërtet e pathyeshme” dhe se duhet të jetë një forcë globale që përcakton të ardhmen, e jo një forcë që reagon me vonesë.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky
Presidenti i Ukrainës e ka vlerësuar pozitivisht takimin me presidentin amerikan në Davos, me fokus te mbrojtja ajrore.
“Ishte një takim pozitiv, produktiv dhe thelbësor. Diskutuam punën e ekipeve tona dhe praktikisht çdo ditë ka takime ose komunikime. Dokumentet tani janë përgatitur edhe më mirë.Sot folëm edhe për mbrojtjen ajrore të Ukrainës. Takimi ynë i mëparshëm me presidentin Donald Trump ka ndihmuar në forcimin e mbrojtjes së qiellit tonë dhe shpresoj që edhe këtë herë të arrijmë ta forcojmë atë më tej. E falënderova presidentin Donald Trump për paketën e mëparshme të raketave të mbrojtjes ajrore dhe kërkova edhe një paketë shtesë" tha Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Davos
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar në Forumin e Davos se Evropa “duhet të mësojë të mbrojë veten”.
Zelensky i bëri thirrje Bashkimi Europian të ndërtojë një mbrojtje të përbashkët dhe realisht efektive. Ai shprehu habi që ka qenë i nevojshëm ndërhyrja e Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të bindur vendet anëtare të NATO në BE që të shpenzojnë 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen.
Sipas tij, ky është “minimumi për t’u mbrojtur”. Zelensky paralajmëroi se nëse Evropa nuk shndërrohet në një “forcë globale”, ajo do të mbetet gjithmonë “objektiv sulmesh”.
Komente











EU Duhet tua nderprese ndihmat ukrahines dhe keshtu kemi meritokraci
Përgjigju