Zelensky, prej 4 muajve hapur mortë e duhet të pres këdo, edhe ata që komentojnë ngjyrën e perdeve ose asfaltin e rrugëve!

Zelensky, prej 4 muajve hapur mortë e duhet të pres këdo, edhe ata që komentojnë ngjyrën e perdeve ose asfaltin e rrugëve!

Presidenti i Ukrainës, Zelensky

Zelensky, ka hapur mort tashmë prej 4 muajve! Përveç, se çdo ditë duhet të qaj bijtë e Ukrainës që bien herokisht me një shembull të pashoq për sakrificën më të madhe njerëzore, rënien për Atdhe, përveç se duhet të merret me jetimët e lënë ngjallë, por me prindër të vrarë, përveç se duhet të merret me të uriturit dhe të mbeturit poshtë gërmallave, me ata që largohen nga terrori dhe lufta, ai është i detyruar të pres këdo që i shkon tek porta për mortin e tij!

Ai, siç e ka zakoni njerëzor, në mort është i detyruar të pres këdo, ata që janë dashamirës të vërtetë, që janë të gatshëm ta ndihmojnë e t'i ofrojnë ndihmë, ata që shkojnë për të shuajtur kuriozitetin, ata që e përjetojnë dhimbjen dhe e ndajnë njësoj me të, ata që udhëtojnë për të treguar kostumet që kanë veshur dhe për të dëshmuar se kanë këpucë të reja! Ai, është në mort dhe është i detyruar, t'i pres të gjithë, siç e don zakoni njerëzore! Ndonjëherë, për hir të zakonit njerëzor të mikpritjes, është i detyruar të pres këdo e të humb nga koha e tij e shenjtë dhe e dobishme!

Si në çdo mort, jo të gjithë janë dashamirës, jo të gjithë janë të sinqertë dhe ndajnë njësoj dhimbjen që ke, por ka edhe nga ata që në ditën e fatkeqësisë, dhimbjes më të madhe, merren me thashethemet nëse shtëpia ishte e pastër, nëse kafeja ishte bërë mirë apo nëse familja ishte e pasur apo e varfër!

Kështu, edhe Ukraina, është prej muajsh në një mortë, sepse është në luftë dhe i zoti i shtëpisë është Presidenti, Zelensky! Ukraina, është bërë përtej, dhimbjes së madhe, edhe një mundësi që lider të ndryshëm të Botës, ashtu si gratë e thashethemeve, ta përdorin për egot e tyre apo për të demonstruar madhështi ndërkombëtare edhe kur në fakt, ata janë lider të këqij në shtëpitë e tyre, Atdheun e tyre!

Zelensky, edhe pse po kalon momente dramatike në një luftë reale, është i detyruar të merret edhe me sigurinë e gjithfarë lloji që i shkon në shtëpi duke i trokitur për ta ngushëlluar! Kjo e fundit është vlerë e rëndësishme njerëzore, por nuk mjafton, sepse Ukraina ka nevojë për mbështetje reale dhe po ashtu për ato vende që kanë peshë e forcë që ta bëjnë një gjë të tillë!

Si në çdo mort, edhe në atë të tijën, Zelensky nuk mund t'i njoh të gjithë ata që i trokisin në derë, por secili prej tyre mund të mbahet mend për aksionet konkrete dhe për peshën reale që ka për ndihmuar popullin e Ukrainës që po dëshmon qëndresë të pashoq në të drejtën e tyre legjitime për të jetuar në tokën e të parëve, në shtëpitë e tyre dhe është po ashtu e drejta e tyre të jetojë në liri dhe ashtu siç ata e mendojnë të drejtë dhe të pavarur!

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?