
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të hënën se rajoni i Donetskut në lindje mbetet "epiqendra" e luftimeve, me qindra rusë që vriten çdo ditë.
“Rajoni i Donetskut mbetet epiqendra e çmendurisë më të madhe të pushtuesve. Ata vriten me qindra çdo ditë, ku çdo cep rruge është e mbushur me trupa të pushtuesve”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës me video.
Ai gjithashtu shtoi: "Forcat ukrainase po i shtyjnë ngadalë trupat ruse në disa zona të lindjes dhe jugut”.
Qytetet Bakhmut dhe Avdiivka janë pikat kryesore të luftimeve më të ashpra në rajonin e Donetskut.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Peskov: Rusia është e hapur për negociata! Rishi Sunak do të vizitojë shumë shpejt Ukrainën! Shefi i OKB-së thirrje samitit të Klimës: Bashkëpunoni ose vdisni








