
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Donald Trump që të ndajë publikisht planet e tij të paqes nëse ish-presidenti amerikan ka një mënyrë për t'i dhënë fund luftës midis Ukrainës dhe Rusisë.
“Tani ai mund ta ndajë idenë e tij publikisht, pa humbur kohë, pa humbur njerëz dhe të thotë: Formula ime është të ndaloj luftën. Të ndalojë gjithë këtë tragjedi dhe të ndalojë agresionin rus”, tha Zelensky në një intervistë për CNN, pas fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
“Nëse ideja është të marrim një pjesë të territorit tonë dhe t'ia japim Putinit, kjo nuk është formula për paqen”, shtoi ai.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Zelensky largohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së para ndërhyrjes së Lavrov: Putin të tërhiqet nga i gjithë territori ynë, përfshirë Krimenë









