Zelensky: Ukraina nuk ka presion për negociata me Rusinë

Zelensky: Ukraina nuk ka presion për negociata me Rusinë

1667685563_Screenshot14.jpg

Zelensky tha të martën se Ukraina nuk është nën presion nga shtetet perëndimore për të negociuar me Rusinë, teksa insistoi që negociatat e tilla mund të zhvillohen vetëm nëse Rusia heq dorë nga të gjitha pjesët e pushtuara.

Kjo deklaratë erdhi disa ditë pasi media amerikane ‘The Washington Post’ raportoi se SHBA-ja po e inkurajonte Kievin të sinjalizonte gatishmërinë për bisedime me Rusinë. Ajo gjithashtu përkoi me zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara që mund ta testojnë mbështetjen perëndimore për Ukrainën.

Në adresimin e tij para se të mbante fjalim para liderëve botërorë në një samit për klimën, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ritheksoi “kushtet plotësisht të kuptueshme” të Ukrainës për bisedime për paqe me Rusinë.

“Po e them sërish, restaurimi i integritetit territorial, respektimi i Kartës së Kombeve të Bashkuara, kompensimi i të gjitha dëmeve të shkaktuara nga lufta, dënimi i secilit kriminel të luftës dhe garancitë se kjo nuk do të ndodhë sërish. Ukraina kishte propozuar disa herë bisedime të tilla, por ne gjithmonë kemi marrë përgjigje të çmendura nga Rusia përmes sulmeve të reja terroriste, granatimeve apo shantazheve”, tha Zelensky.

Të hënën, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov përsëriti qëndrimin e Moskës se është e hapur për bisedime, por se Kievi po i refuzon ato. Moska ka thënë vazhdimisht se nuk do të negociojë për territorin që pretendon se e ka aneksuar nga Ukraina.

Këshilltari i lartë i Zelensky, Mykhailo Podolyak tha se ishte absurde të sugjerohej se vendet perëndimore do ta shtynin Kievin të negocionte me kushtet e Moskës, pasi ishin ata që furnizonin Ukrainën me armë për të larguar forcat ruse nga toka e saj.

Që kur Rusia njoftoi aneksimin e territorit ukrainas në fund të shtatorit, Zelensky ka deklaruar se Kievi nuk do të negociojë kurrë me Moskën për sa kohë që Vladimir Putin mbetet president rus. Podolyak e ka përsëritur së fundmi këtë linjë, megjithëse Zelensky nuk e përmendi Putinin në fjalimin e tij.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Zelensky: Kërkojmë që marrëveshja e eksportit të grurit të Detit të Zi të zgjatet! SHBA: Do iu mbështesim edhe nëse fitojnë republikanët! Ambasadorja e SHBA-së në OKB mbërrin në Ukrainë


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

5 netë 'roje' për të vrarë Eduard Reçin/ Shkëlqim Duka u fsheh te shkallët e një hoteli, autorët e dyshuar kyçin gojën në polici

5 netë 'roje' për të vrarë Eduard Reçin/ Shkëlqim Duka u fsheh te shkallët e një hoteli, autorët e dyshuar kyçin gojën në polici