Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha ditën e djeshme (1 Shkurt) se miratimi i një marrëveshjeje të madhe ndihme për Kievin nga Bashkimi Evropian ishte një "sinjal i qartë" si për Rusinë ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara.
Po ashtu, Zelensky tha se ky ishte një sinjal i qartë se Europa po merr përgjegjësitë e saj, raportojnë mediat e huaja.
“Është një sinjal i qartë për Moskën se Evropa do të qëndrojë e palëkundur dhe nuk mund të thyhet nga asnjë valë shkatërruese e krijuar nga Kremlini. Në të njëjtën kohë, është një sinjal i qartë përtej Atlantikut, një sinjal se Evropa po merr përgjegjësitë e saj. Përgjegjësitë e sigurisë. Përgjegjësi të forta. Ne presim vendime nga Amerika", tha Zelensky në fjalimin e tij.