Ushtria e Ukrainës dëshiron të mobilizojë deri në 500,000 njerëz shtesë, ka zbuluar presidenti Volodymyr Zelenskyy, ndërkohë që lufta me Rusinë është aktive prej gati dy vitesh.
Gjatë një konference për shtyp në Kiev, Zelenskyy tha se komandantët e tij po kërkonjnë 450,000-500,000 individë.
Deklaratat e tij vijnë pas pezullimit të ndihmave nga SHBA dhe BE.
Republikanët në Kongresin e SHBA fillimisht bllokuan një paketë ushtarake prej 60 miliardë dollarësh për Ukrainën në fillim të këtij muaji.
Ky qëndrim u pasua nga Hungaria, e cila bllokoi marrëveshjen e ndihmës financiare të BE-së prej 50 miliardë eurosh, ndaj Ukrainës, javën e kaluar.
Mëgjithatë udhëheqësit e BE-së, thanë se Ukraina nuk do të mbetet pa mbështetje.
Ukraina po përballet me një mungesë municionesh ndërsa vazhdon të luftojë me forcat pushtuese ruse.Moskës në shkurt 2022.
Udhëheqësi i Kremlinit, Vladimir Putin, tha gjithashtu se 617,000 ushtarë rusë do të mobilizohen për atë që Moska e përshkruan si një "operacion special ushtarak", por ai pranoi se forcat e armatosura kishin probleme me sistemet dhe komunikimin e mbrojtjes ajrore dhe duhej të rrisnin prodhimin e dronëve.
Komente











