
Të paktën tre persona janë vrarë si pasojë e një sulmi rus në qytetin e Ukrainës jugore, Zaporizhia, të mërkurën, ka thënë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
“Zaporizhia. Tjetër sulm terrorist nga rusët. Raportohet se deri tani kanë vdekur tre njerëz”, tha Zelensky në rrjetet sociale.
Operacionet e shpëtimit kanë nisur”, shtoi ai.
Yuriy Malashko, kryetar i rajonit Zaporizhja, tha se Rusia i ka sulmuar “kishën dhe dyqanet e rrobave” në rrethinën Shevçenkivski.
“Mjekët janë duke i trajtuar të plagosurit. Dridhjet nga shpërthimi i thyen xhamat e ndërtesave të larta”, theksoi ai.
Ky sulm vjen pak orë pasi zyrtarët lokalë në Rusi thanë se të paktën 43 persona u plagosën nga një shpërthim në një fabrikë optike në qytetin Sergiyev Posad, rreth 70 kilometra larg Moskës, më 9 gusht.
Lajmi kryesor:
Lufta/ 1 dron goditi një depo fishekzjarresh afër Moskës, 1 vdekur dhe 50 të plagosur! Rusët mohojnë: Shpërthimi ndodhi për shkak të një gabimi njerëzor








