RUMANI - Mundësi shqiptar, Zelimkhan Abakarov fitoi sot pasdite medaljen e argjendtë në stilin e lirë të peshës 61 kilogramë, në Europianin e mundjes që po zhvillohet në Bukuresht.
Në finale, rusi i natyralizuar si shqiptar u mund 7-4 nga rusi Abasgadzhi Magomedov, por që garonte si neutral pasi Rusia është përjashtuar nga aktivitetet. Një duel i fortë dhe me rivalitet, ku të dy mundësit kërkuan suksesin në këtë finale, por në fund ishte Magomedov ai që triumfoi. Vendi i dytë për Abakarov, që vari në qafë medaljen e argjendtë.
Abakarov zhvilloi një sfidë të mirë, duke qenë edhe në epërsi në këtë finale, por pa mundur ta mbrojë rezultatin deri në fund. Medalja e argjendtë është një rezultat jo i keq për Abakarov, ish-kampion bote në këtë peshë dy vite më parë.
Në ditën e parë, Abakarov mposhti 9-0 rivalin armen Mezhlum Mezhlumyan, duke e dominuar sfidën. Në çerekfinale, mundësi kuqezi triumfoi 7-5 ndaj gjeorgjianit Shota Phartenadze, në një sfidë të vështirë. Gjysmëfinalja foli për Abakarov që mundi 11-0 gjermanin Niklas Stechele.
Një ditë më parë, mundësi tjetër kuqezi Islam Dudaev fitoi medaljen e artë në peshën 65 kilogramë, ndaj medalja e Abakarov është e dytë për Shqipërinë në këtë turne.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2097
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Një 'qytet' 1 mld dollarësh vetëm për sportin afër Tiranës, ëndrra e KOKSH me hapa konkretizimi! Fidel Ylli për Report Tv: Po gjejmë fondet
21 Janar, 14:23
-
Francë/ Turneu 'Henri Deglane', Valiev dhe Abakharov i shtojnë Shqipërisë dy medalje të tjera në mundje
21 Janar, 10:07
-
Boks/ Kristian Prenga hedh në tapet amerikanin Torres pas dy raundeve, kampion në peshat e rënda
19 Janar, 20:01
-
‘Ekipet sportive’ përplasin KOKSH me federatat, Sporti Universitar akuzon Fidel Yllin se shpërdoron fondin! Përgjigjet kreu i Komitetit Olimpik
16 Janar, 13:22
-
Kupa e Botës/ Lara Colturi grumbullon pikë të tjera për Shqipërinë, renditet e 13-ta në Austri
15 Janar, 10:25
-
Rumani, mijëra protestues demonstrojnë kundër anulimit të zgjedhjeve presidenciale
12 Janar, 20:58
-
Mbrëmja Gala/ Rama: Mbështetja e qeverisë për sportin do rritet! Batuta me kreun e KOKSH: Në rini Fideli ishte kampion sporti dhe i femrave
9 Janar, 19:21
-
Në Itali kërkojnë Lara Colturin, skiatorja mbetet shqiptare
7 Janar, 16:00
-
Botërori i Skive/ Lara Colturi e mbyll garimin e Sllovenisë në vendin e 13-të
5 Janar, 15:31
-
VIDEO/ Lara Colturi mrekullon në Botërorin e Skive, renditet e dyta
4 Janar, 14:12
-
VIDEOLAJM/ Rumania futet në Shengen, Policia duartroket udhëtarin e parë! Është një qen endacak
3 Janar, 14:23
-
Rumania dhe Bullgaria bëhen anëtare të plota të Zonës Schengen
1 Janar, 15:44