Zemërimi apo nevrikosja rrit rrezikun ndaj atakeve në zemër. Jo vetëm kaq, por në shumë raste mund të jetë nxitës i tyre, deklarojnë studiuesit amerikanë.
Kërkuesit identifikuan se një periudhë dy orëshe që ndjek shpërthimin e zemërimit i ekspozon njerëzit në një rrezik të lartë ndaj atakeve. Në këto dy orë rreziku i atakeve rritet rreth pesë herë më shumë.
Ky është rezultati i arritur nga 9 studime, ku janë përfshirë mijëra persona.
Edhe pse risku për të pasur një problem kardiovaskular me një shpërthim të vetëm zemërimi është i ulët, ky risk është i akumulueshëm, pra personat me episode të herpashershme inati janë tepër të rrezikuar.
Është ende e panjohur arsyeja që lidh zemërimin me problemet e zemrës.
Ekspertët mendojnë se kjo mund të ketë të bëjë me rritjen e presionit të gjakut nga zemërimi, por edhe nga mënyra e pashëndetshme se si njerezit e përballojnë inatin. Ata shpesh iu drejtohen duhanit apo alkolit, duke e rritur rrezikun për zemrën e tyre.
Një arsye tjetër,mendohet se është edhe ndryshimi psikologjik që zemërimi shkakton trupit tonë.
Mënyra se si e përballojmë stresin është shumë e rëndësishme. Mjekët këshillojnë të mos mbingarkohemi me punë, të gjejmë periudha pushimi gjatë ditës dhe të praktikojmë sporte të ndryshme.
Redaksia online
(os/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com