Zemërimet e çastit të
Fëmijës, si të silleni

Zemërimet e çastit të<br />Fëmijës, si të silleni
TIRANE - Një zemërim i çastit është ekuivalent me emocionet e një stuhie të verës - i papritur dhe ndonjëherë i ashpër. Në një moment ju dhe fëmija juaj jeni në restorant duke u kënaqur gjatë darkës tuaj, dhe në momentin tjetër ai është duke bërtitur dhe qarë. Fëmijët e moshës 1 gjer në 3 vjeç, janë posaçërisht të prirur ndaj këtyre episodeve. Megjithëse ju mund të brengoseni se jeni duke rritur një tiran, merrni zemër – në këtë moshë, është e pamundur që fëmija juaj të jetë manipulativ.

Më shumë gjasa, ai është duke pasur një situatë të vështirë në përgjigje të frustrimit. Por ky problem sipas psikologeve me shume i atribuohet aftësive të pabarabarta gjuhësore. Vogëlushët fillojnë të kuptojnë më shumë se sa fjalët që dëgjojnë, ndërsa aftësia e tyre gjuhësore është aq e limituar. Kur vogëlushi nuk mund të shprehet se si ndihet apo çfarë do, atëherë fillon edhe frustrimi.

Si ti trajtoni zemërimet e çastit?
Mos e humbni durimin tuaj. Zemërimet e çastit nuk janë pamje e bukur. Përveç shkelmimit, ulërimave, repertori i fëmijës tuaj mund të përfshijë hedhjen e gjërave, goditjen apo madje edhe mbajtjen e frymëmarrjes derisa të bëhet blu. Kur fëmija juaj është i përfshirë në zemërimin e çastit, ai nuk ka gjasa të dëgjojë arsye, ai do të përgjigjet – negativisht – ndaj të bërtiturave apo kërcënimeve tuaja. Sa më shumë që i bërtisni, aq më shumë do të zemërohet, në vend të kësaj, vetëm uluni pranë dhe qëndroni me të derisa të qetësohet.

Të qëndruarit pranë fëmijës gjatë zemërimit të çastit është një ide shumë e mirë. Qëndrimi larg dhomës ku është ai i pranishëm mund ta bëjë atë të ndihet i lënë pas dore. Stuhia e emocioneve mund ta frikësojë atë prandaj ai do ishte mirënjohës duke ditur që ju jeni pranë tij. Disa ekspertë rekomandojnë që mbajtja e fëmijës në krahë do ta bëjë atë të ndihet më komfort.

Por disa të tjerë thonë që më mirë është injorimi i zemërimit derisa fëmija të qetësohet, sepse mund të fitojë shprehi negative nga kjo sjellje. Pra, në mes të këtyre metodave, ju do të mësoni se cila mënyrë është e drejtë për fëmijën tuaj. Mbani në mend se ju jeni e rritur. Pa marrë parasysh se për sa kohë vazhdojnë zemërimet e çastit, mos i jepni kërkesa të paarsyeshme apo negocioni me vogëlushin tuaj ulëritës. Kjo është posaçërisht joshëse në publik, si një mënyrë për ti dhënë fund episodit.

Mundohuni të mos shqetësoheni se çfarë mendojnë të tjerët – secili prind e ka kaluar këtë më parë. Duke e pranuar, ju vetëm i jepni mësim fëmijës tuaj dhe vëni një shkallë për problemet e ardhshme të sjelljes. Megjithatë, fëmija juaj ka frikë të jetë jashtë kontrollit. Gjëja e fundit që ai ka nevojë është edhe humbja e kontrollit nga ana juaj.

Monitoroni se sa shpesh e përdorni fjalën “jo.” Nëse mendoni që e përdorni shpesh si rutinë, me gjasë po krijoni stres të panevojshëm për të dytë. Mundohuni të ngadalësoni dhe të zgjidhni betejat. A do të prishej me të vërtetë orari juaj nëse shpenzoni pesë minuta shtesë në këndin e lodrave? Apo a mendoni që mërzitet dikush nëse vogëlushi juaj ka veshur dorashka të ndryshme në duar?

Shikoni shenjat e stresit. Edhe pse zemërimet e përditshme janë normale për vogëlushët, ju prapëseprapë keni nevojë të jeni të kujdesshëm nga problemet e mundshme. A ka ndodhur ndonjë zënkë në familje? A ka qenë një periudhë e qetë apo me shqetësime? Tensione në mes të nënës dhe babait? Të gjitha këto mund të provokojnë zemërimet e çastit.

Nëse edhe pas moshës 30 muajshe, fëmija juaj ende ka zemërime të çastit për çdo ditë, atëherë bisedoni me mjekun tuaj. Nëse fëmija juaj është më i vogël se 30 muaj dhe ka 3 – 4 zemërime të çastit gjatë ditës dhe nuk kooperon me ndonjë rutinë, si psh veshja apo loja me lodra, atëherë është mirë të kërkoni ndihmë.

Mjeku juaj mund të ju sigurojë nëse fëmija juaj ka probleme serioze psikike apo fizike dhe mund tju sugjerojë mënyra se si të ballafaqoheni me këto. Po ashtu, bisedoni me mjekun tuaj nëse fëmija gjatë frikës mban frymëmarrjen nga shqetësimi. Ka fakte ku kjo sjellje lidhet edhe me mangësinë e hekurit.

Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit